E kritikojnë për trupin: Unë pi çdo ditë ilaçe dhe kam akoma dhimbje, mos jini kaq të vrazhdë

0 0

Jana Kramer është aktore dhe këngëtare dhe ka pak më shumë se një javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Në këtë fazë ndryshimesh fizike, jetësore dhe emocionale nënës së re i duhet të përballet edhe me komentet negative të njerëzve që e shajnë për transformimin e trupit të saj.

“Dua t’ju them disa gjëra sepse me të vërtetë jam e acaruar nga komentet tuaja. Doja të postoja një foto të barkut sepse doja të ndaja me ju udhëtimin tim, por është e pabesueshme sa të vrazhdë mund të jenë njerëzit me komente. Unë nuk kam një kuzhinier personal, nuk jam shumë e pasur kështu që nuk kam bërë palestër çdo ditë. Kam bërë lindje me operacion. Kam akoma dhimbje e komplikime dhe vazhdoj të pi ilaçe. Kam bërë tre operacione në bark.

Pse duhet ta krahasojmë veten me të tjerët dhe të turpërojmë njëri-tjetrin? Udhëtimi i secilit është i ndryshëm. Trupat tanë janë të ndryshëm ata reagojnë ndryshe, e marrin veten ndryshe dhe thjesht duken ndryshe”.

Ajo e mbyll shkrimin me një kërkesë për të gjitha nënat e gratë.

“A ka mundësi të mos e vendosim veten në një proces krahasismi? Le ta provojmë”.

Lexo edhe: Si ndryshon trupi i gruas pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X