E kritikojnë për mënyrën si rrit fëmijët, përgjigja e këngëtares

0 0

 

Këngëtarja Pink njihet si një njeri që reagon ndaj komenteve negative, sidmos kur ato prekin familjen e saj e mbi të gjitha kur përpiqen ta kritikojnë për mënyrën sesi ajo po i rrit fëmijët.

Pra, kur dikush la një koment të hidhur në një postim të sajin, ajo nuk vonoi shumë për t’i kthyer një përgjigje.

Aktualisht Pink është në një turne dhe ka gjetur pak kohë të darkojë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Ketë moment ajo e ka ndarë në rrjetet sociale ku ka shkruar “Të paktën dy herë në javë gjatë turneve e mbyllim ditën me një darkë familjare. Siç mund ta shihni djali im është ai që ndjen gëzimin më të thellë”.

Edhe në një foto kaq të bukur, nuk mund të mungonin komentet negative nga ata që përpiqen gjithmonë të kritikojnë qëndrimet dhe taktikat e një prindi për të rritur fëmijën e tij.

“Përveç faktit që kjo foto është postuar në Instagram”, – ka komentuar dikush. Me siguri komentuesi ka menduar se do të kalonte pa u vënë re, por Pink i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “Po, më pëlqen të promovoj gjëra të shëndetshme. Gjithashtu dua t’u kujtoj njerëzve që të ndalojnë së qeni negativë. Konsiderojeni edhe ju këtë”.

Komentuesi më pas u përpoq të kërkonte falje duke thënë “ende e dua muzikën tënde”. Por Pink nuk e zbuti mënyrën e saj të të folurit: “Kjo nuk ndryshon përgjigjen time. Kjo vetëm të bën të hutuar”, – ia riktheu komentin ajo.

Fansa të tjerë të këngëtares, e kanë mbështetur atë duke e vlerësuar për stilin e shëndetshëm të jetesës që promovon.

Lexo edhe: Pink mbron te shoqin “Ku e dini ju cfare babai eshte”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X