E ke vajzën të sëmurë prandaj nuk e publikon! Përgjigjet Xhensila: Dua ta mbroj nga ligësia e njerëzve si ti

0 0

Kanë kaluar disa muaj që kur këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, aktori Besart Kallaku janë bërë prindër të vajzës së tyre të parë Ajka. Që atëherë çifti nuk ka publikuar asnjë foto të vajzës dhe kjo gjë, së fundmi ka nxitur një komentuse t’i drejtohet shumë ashpër Xhensilës.

Komentuesja i ka shkruar se e bija është me ndonjë sindromë prandaj dhe nuk ka asnjë foto publike të saj.

Shumë e prekur nga ky koment, këngëtarja ka reaguar si rrallëherë, duke mbrojtur privatësinë e saj dhe pafajësinë e së bijës.

Ajo ka bërë gjithashtu thirrje për mediat që të bëjnë verifikime përpara se të publikojnë të tilla lajme, të cilat përlyejnë një fëmijë të pafajshëm.

“Njeri i ndyrë, njeri psiqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gezon çdo ditë . Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër e kulluar saqë nuk dua ta bëjnë pis as portalet, as shpirtrat e humbur si puna juaj. Kurrë s’kam replikuar me asnjë koment , po kjo është e pavërteta më e shemtuar që më kanë lexuar sytë. Për të gjithë plehrat e sëmurë si puna juaj, ferri është pak, që prekni në pastërtinë e ëngjëjve me të pavertetat më monstruoze. Të shpikej deri këtu, kurrë. Dhe ju portaleve, do ju lutesha të mos bini në nivel të sëmurësh shpirtërisht dhe të bëni lajm nga ky mllef e dashakeqësi. Bëhuni më profesionalë dhe mos u bashkoni në llum”, është përgjigjur Xhensila.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X