E kam harruar si isha para se të bëhesha nënë

0 0

Kanë kaluar 5 vite.

Pesë vite duke ndërruar pelenat, duke të puthur, duke lexuar, duke të fshirë lotët, duke korrigjuar sjelljet.

Pesë vite që regjistroj me video e foto çdo arritje tënden.

Pesë vite që e ndiej zemrën time që rreh jashtë kraharorit.

Pesë vite që pyes veten nëse mbërrite i sigurt atje ku po shkoje.

Pesë vite që nuk jam në gjendje të dal nga shtëpia kur dua, të fle kur dua, apo të blej çfarë dua.

Pesë vite të dashurisë më të pastër që kam njohur ndonjëherë.

Pas pesë vitesh si nënë e 3 fëmijëve, unë jam totalisht njeri tjetër. Por habia më e madhe nuk është fakti që jam transformuar, por se unë nuk e mbaj mend veten ndryshe.

Sigurisht mbaj mend disa gjëra, ku kam jetuar, çfarë bëja, por nuk e mbaj mend si jam ndjerë përpara se të bëhesha me fëmijë.

Për çfarë shqetësohesha, përse më dukej vetja sikur isha e zënë, si e mendoja mëmësinë para se ta provoja? Dhe përse nuk i kam bërë foto barkut përpara se të sillja në jetë fëmijët?

Kur pret fëmijën e parë, njerëzit thonë se nuk mund ta kuptosh ndjesinë derisa ta provosh. Ti në atë moment e di se jeta jote do të ndryshojë, por nuk e ke idenë se si.

Ndërsa tani, unë sigurisht e di sesi.

Duket sikur kam ardhur në tokë të huaj për të mos u kthyer më kurrë pas.

Megjithatë ka disa gjëra që do të doja t’i riktheja.

Do doja të ktheja kohën pas dhe të ngrihesha më herët në mëngjes, të rregulloja gjërat që lija rrëmujë.

Do doja të mësohesha të fokusohesha në punë.

Do të doja të kisha dhe atëherë vetëbesim dhe vlerësim për trupin tim.

Do doja të kisha kuptuar që atëherë rëndësinë e kohës së lirë që kisha, por vetëm pasi bëhesh me fëmijë e kupton sa e çmuar është ajo.

Do doja të ktheja kohën pas për të shijuar më shumë daljet në darkë.

Kurrë nuk do të jem më siç kam qenë, nuk do të kem më kurrë fundjava të lira, mëngjese ku do mund të fle sa të dua, nuk do të shpenzoj më para sa të dua dhe nuk do të kem më vetëm veten time për tu shqetësuar.

Dhe për këto të jam mirënjohëse.

Lexo edhe: Eshte normale qe pas lindjes me mungon jeta e meparshme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X