E dua djalin tim më shumë se vetë jetën, por urrej të jem prind

0 0

Vetëm për shkak se kam sjellë në jetë një njeri tjetër, jam e detyruar të pretendoj se jam e lumtur çdo sekondë të rritjes?

Do të pranoj diçka që mund të duket tabu dhe për të cilën mund të gjykohem, por ka raste që e urrej të jem prind.

Do mendoni se diçka nuk shkon me mua apo jo? Më lini të shpjegohem.

Së pari dua të pranoj se e dua djalin tim më shumë se vetë jetën, do të vdisja për të, me të vërtetë. Unë dhe bashkëshorti im po punojmë shumë për t’i dhënë atij jetën më të mirë të mundshme. Por, unë nuk jam një tifoze e të qenit prind çdo ditë.

A ju ka ndodhur ndonjëherë ta doni kaq shumë një pozicion pune saqë të bëni çdo gjë për ta arritur? Dhe pasi ta arrini të kuptoni se puna nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë, pavarësisht sesa mund t’i doni kolegët? Kështu ndihem pra.

Gjithçka që kam dashur është që të jem prind. Unë qaja çdo muaj, kur më vinin periodat sepse kuptoja që nuk kisha ngelur shtatzanë.

Unë e di se ka shumë njerëz që vuajnë nga infertilitetit, të cilët do të jepnin gjithçka për të dëgjuar një rrahje zemre të fëmijës së tyre.
Nuk dua të jem e pandjeshme dhe kuptoj plotësisht dhimbjen tuaj, por kjo është e vërteta ime dhe më vjen shumë keq nëse ndiheni të ofenduar nga kjo e vërtetë.

Kujdesi për një qenie njerëzore është një dhuratë, por mendoni për këtë: Një jetë njerëzore është në duart tuaja për të paktën 18 vjet. Për njerëzit egoistë si unë, ky është një angazhim i gjatë dhe që nuk e kuptoja plotësisht derisa u bëra prind.

Kjo nuk do të thotë që nuk më pëlqen të jem me djalin tim; ai është i shkëlqyer. Unë nuk jam e sigurt se nga erdhi ai, sepse ai është përtej çdo gjëje që unë mund të kem ëndërruar ndonjëherë.

Unë e urrej ndryshimin e pelenave. Unë e urrej që nuk jam në gjendje të dal sa herë të dua pa paramenduar kujdesin e fëmijëve, që në rastin tim, nuk ekziston. Më mungon koha kur ishim vetëm burri im dhe unë. Unë e urrej që të planifikoj takimet e mjekëve rreth orarit të zënë të burrit tim, sepse ne jemi një familje me vetëm një makinë. E urrej ankthin me të cilin po përballem çdo ditë duke pyetur nëse bota është mjaft e sigurt për një shpirt aq të pafajshëm si djali im.

Disa njerëz e duan të qenit prind, por pse duhet të vazhdoj të ndjek këtë mënyrë jetese imagjinare sepse shoqëria më thotë se duhet ta bëj?

Do të jem kokë turku. Unë do të jem ajo që do të hapet, dhe do të flas për të tjerët që unë e di se ndihen njësoj. Unë e di sepse kam folur me ta.

Pra, nëna dhe baballarë, nëse e doni fëmijën tuaj, por urreni të qenit prind, ngrini dorën. Unë ju premtoj, ju nuk jeni vetëm.

Lexo edhe: Rrefimi pa doreza i nenes: Kam frike se nuk do ta dua njesoj femijen e dyte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X