E doja djalin me gjithë forcë, por brenda meje ishte një rrëmujë ndjenjash

Eshte mese normale qe pas lindjes te perjetoni ankth dhe stres. Kjo nuk ju ben aspak nje nene te keqe dhe nuk ka asgje te gabuar te kerkoni ndihme, pasi nuk mund t’ja dilni dot per gjithcka vete.




0 0

Jam shumë e ngazëllyer për arritjen time sot, por jam edhe kaq e gëzuar që të ndaj me ju diçka kaq thellësisht personale, reale dhe të vështirë për mua.

Kam luftuar me ankthin pas lindjes, pas shtatzënisë së parë me djalin tim. Kam luftuar në heshtje, sepse nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë thjesht u ndjeva sikur po humbja ngadalë mendjen.

Më kapnin sulme paniku dhe me të vërtetë nuk e njihja më veten. Faji që ndieja nga nevoja ime e vazhdueshme për ta kontrolluar dhe stresi ishin thjesht dërrmuese dhe rraskapitëse. Unë e dua djalin tim me gjithë zemër, me gjithë forcën time, por brenda vetes kam qenë në një rrëmujë e vërtetë.

M’u desh aq shumë kohë sa të kuptoja se çfarë ishte në të vërtetë gabim. Sot, unë ndaj me ju luftën time, udhëtimin tim dhe rimëkëmbjen time me shpresën që ne të gjithë të fillojmë të flasim më shumë për ankthin e paslindjes.

Është e vërtetë ajo që ndjeni, ju nuk jeni të çmendura dhe nëse kërkoni mund të merrni ndihmë. Unë po e ndaj historinë time edhe për ju gjithashtu nëna”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X