E dashur nëna e dashurisë sime!

0 1

E kam menduar gjatë e shumë kohë më parë ditën kur do të takoja ty. E mendoja jo vetëm si një takim, por si një moment kyç timin personal, por edhe të marrëdhënies sime me dashurinë time, djalin tënd. Ishte kaq kupimplotë ai takim për mua ende pa ndodhur. Mendoja që do të takoja njeriun më të rëndësishëm të atij që ishte (dhe vazhdon të jetë) dashuria ime dhe njëherazi mendoja që kjo kalonte në tjetër stad marrëdhënien time me të. Sepse ai po më prezantonte me më të shtrenjtën e tij, duke na bërë të dyjave, tashmë pjesë të së njëjtës familje, të familjes së tij.

Mendoj se këtë moment e ke menduar shumë edhe ti. Jam e sigurt që shumë pikëpyetje i ke pasur edhe ti. A do të isha unë siç ti kishe menduar? A do të isha e denjë për djalin tënd në sytë e tu? A do të kisha unë të reflektuar ndonjë tipar tëndin, ndonjë nga parimet me të cilat e rrite djalin tënd?

Dhe momenti erdhi. Ishte vërtet emocionues për mua. Doja të “performoja” mirë. Dëshiroja të të pëlqeja. Mendoj se gjithçka shkoi mirë. Ama që herën e parë, vura re tek ti dëshirën për të të thirrur “mami”.

Unë nuk kam asgjë kundër kësaj, as të drejtuarit të vjehrrës kështu, as të faktit që ti e dëshiron këtë gjë. Madje e mirëkuptoj! Kjo ka qenë gjithmonë dëshira jote për atë do të ishte shoqja e jetës së birit tënd.

Por do të doja shumë, e dashur nëna e dashurisë sime, të kisha edhe mirëkuptimin tënd. Së pari të lutem dua të dish se para se të jem nusja e djalit tënd, jam unë. Kam një karakter, kam një botë emocionale, shpirtërore, kam dëshira, pritshmëri. Dhe vendimin për të të thirrur ose jo “mami” duhet ta marr unë, pa u ndikuar nga askush, as nga dëshira jote. E mirëkuptoj dëshirën tënde, por s’mund ta pranoj si kusht.

Ti e di sa të dua, sa të respektoj, sa falënderuese jam ndaj teje për gjithë ndihmën dhe dashurinë që na jep mua dhe vajzës sime, mbesës tënde. Por mendoj se të thuash “mami” është diçka tejet e ndjerë dhe deri më sot se kam ndjerë për asnjë tjetër veç asaj që më ka sjellë në jetë.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me ty. Është tërësisht me mua, me lirshmërinë time, me emocionalitetin tim dhe me përgjegjësinë time për t’i mësuar sime bije se në jetë nuk ka imponime.

Liria është e shenjtë për çdo individ dhe si e tillë duhet të mësohet që në familje. Detyrimi i vetëm që unë mendoj se kemi kundrejt personave përballë është respekti. Gjitçla tjetër duhet të lihet në lirinë e plotë të zgjedhjes.

Dhe për lirinë në gjithë dimensionet e saj do të luftoj fort për vete, për vajzën time, për të gjitja vajzat përfshirë edhe ty!

Të duam shumë dhe unë e mbesa jote të presim të të bëjmë një kafe e të na bësh disa biskota!






  1. 100

    Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X