Dyshimet më të zakonshme që prindërit kanë me fëmijën e dytë

Mund të mos thuhet hapur, por thuajse të gjithë prindërit kur mësojnë se do të bëhen me një fëmijë të dytë kanë një sërë dyshimesh dhe paqartësish.




0 1

Dhe në fakt nuk mund të ishte ndryshe: çdo shtatzani dhe çdo lindje janë ngjarje të veçanta në vetvete dhe secili fëmijë është i ndryshëm nga tjetri dhe, prandaj, gjithashtu problemet dhe përvojat janë të ndryshme. Për të mos përmendur se momenti kur mbërrin foshnja e re është gjithashtu e rëndësishme: mami dhe babi me siguri nuk do të jenë njëlloj si me fëmijën e parë, për shkak të humorit të tyre, momentit të jetës, “pjekurisë” në krahasim me kohën kur ata kishin fëmijën e tyre të parë.

“Kur do ta bëjmë fëmijën e dytë?”

Dyshimi i parë sigurisht ka të bëjë me mundësinë për të pasur një fëmijë tjetër dhe mbi të gjitha me kohën se kur duhet nisur shtatzënia. Në përgjithësi, gjëja më e mirë është të ndiqni instinktin: nëse si prindër e dëshironi fëmijën e dytë, dhe i keni mundësitë, pse të vononi?

“Si do të jetë shtatzënia e re?”

Është gjithashtu normale të pyesni se si do të jetë shtatzënia e dytë. Nënat zakonisht intrigohen dhe në të njëjtën kohë frikësohen nga mënyra se si do të shkojë shtatzënia: nëse nuk kanë pasur probleme herën e parë, ato frikësohen se nuk do të kenë të njëjtin fat. Nëse, nga ana tjetër, përvoja e parë ishte e dhimbshme ato kanë frikë se do të kenë të njëjtën përvojë. Gjëja më e rëndësishme është të mos e “lodhni kokën” para kohe: ecuria e çdo shtatzënie në vetvete është e pamundur për t’u parashikuar. Idealja do të ishte të jetoni ditët dhe të shikoni të gjitha momentet e këtij rrugëtimi magjik.

“Si do të reagojë fëmija i parë?”

Një tjetër frikë e madhe e prindërve ka të bëjë me reagimin e fëmijës së parë. Një xhelozi e vogël duhet të merret në konsideratë; prandaj, më mirë ta përgatisni  veten për durim dhe ëmbëlsi. Do të jetë e nevojshme t’i kushtohet shumë vëmendje dhe dashuri fëmijës së madh, në mënyrë që të mos e bëni atë të ndjehet i përjashtuar. Është e rëndësishme të shpjegoni ardhjen e vëllait të vogël në mënyrën e duhur dhe ta përfshini atë sa më shumë që të jetë e mundur.

“A do t’ia dalim”

Me ardhjen e fëmijës së dytë , mami dhe babi mund të rivendosin pasiguritë klasike të të gjithë prindërve të rinj. Të gjesh veten me një foshnjë të re në krah shpesh bën që të shfaqen frikërat për të cilat mendohej se ishin tejkaluar: çfarë do të thotë të qash? A do të hajë fëmija aq sa duhet? Pse nuk po fle mjaftueshëm? Me pak fjalë, është e vështirë të mos shqetësohesh kur bëhet fjalë për rritjen dhe kujdesin për një fëmijë, edhe nëse ai fëmijë është i dyti.

Mos harroni: Nuk duhet të keni frikë, pasi nuk është hapësira e madhe kohore, por cilësia e saj dhe kujdesi i dhënë që bëjnë ndryshimin në rritjen e një fëmije.

Lexo edhe: Rrëfimi pa doreza i nënës: Kam frikë se nuk do ta dua njësoj fëmijën e dytë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X