Dy pyetjet qe nenat gjidhenese bejne me shpesh

0 0

Krahas problemeve të tjera nënat gjidhënëse mund të kenë edhe dy pyetje që zakonisht ja bëjnë më shpesh vetes apo të tjerëve.

Bebi po pinte shumë mirë gji dhe papritur ai nuk pranon të pijë për shumë orë.  Ka ndonjë gjë që nuk shkon me qumështin tim?

Patjetër që ka diçka që nuk shkon, por jo patjetër kjo ka të bëjë me qumështin. Mospranimi i përkohshëm i gjirit nuk është i pazakontë dhe pothuajse gjithmonë ka një shkak të veçantë.

Zakonisht ky shkak është:

  • Dieta e nënës. Keni ngrënë ushqim të pasur me qepë, hudhra, lakër, salca shumë pikante;
  • Fëmijët të cilët mezi marrin frymë për shkak të hundëve të zëna, nuk mund të pinë dhe të marrin frymë në të njëjtën kohë me anë të gojës;
  • Dalja e dhëmbëve. Pirja e qumështit ushtron presion në mishrat e fryra të dhëmbëve, duke e bërë thithjen të dhimbshme. Fëmijët fillojnë të pijnë prapë me oreks, menjëherë sapo kalon dhimbja;
  • Dhimbja e veshit. Dhimbja e veshit përhapet në nofulla dhe rëndohet kur bebi thith gjirin;
  • Myku i gojës. Nëse bebi ka myk në gojë, ushqyerja është e dhimbshme;
  • Stresi, tensioni i nënës. Nëqoftëse nëna është e shqetësuar dhe e stresuar, ajo ja transmeton këtë edhe fëmijës, duke e irrituar;
  • Ndryshim hormonal te nëna. Një shtatzani e re ose ardhja e menstruacioneve (periodave) mund të shkaktojë ndryshimin e shijes së qumështit dhe bebi mund të mos ta pranojë atë.

Ndonjëherë nuk gjendet ndonjë shpjegim për mospranimin e fëmijës. Bebi thjesht mund të jetë i ngopur për 1 ose 2 vakte. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve mospranimi është i përkohshëm.

Bebi im nuk do të ushqehet në gjirin e majtë dhe ai më është zvogëluar shumë në krahasim me tjetrin

Njëri gji mund të prodhojë më shumë qumësht, nëse nëna e vendos bebin më shpesh në atë gji për shkak të ndonjë dhimbjeje pas operacionit, apo edhe prej vendit ku ndodhet televizori në dhomë. Megjithëse ju mund të përpiqeni të rrisni prodhimin e qumështit në gjirin tjetër me anë të pompave, ose të filloni ushqyerjen gjithmonë te ky gji, ndonjëherë edhe kjo mund të mos japë rezultat. Gjinjtë fillojnë të barazohen kur bebi shkëputet nga gjiri dhe kjo mund të korrigjohet me anë të reçipetave.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X