Dukesha Markle: Do ta rris fëmijën tim feminist

0 0

 

Dukesha Meghan Markle pritet të lindë këtë pranverë, ndërsa gjinia e bebit të saj ende nuk është zbuluar, pasi është menduar të lihet suprizë, sikurse e kërkon protokolli i familjes mbretërore.

Megjithatë, në pjesëmarrjen e saj në një aktivitet të organizuar ditën e premte me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dukesha tha se pavarësisht gjinisë së fëmijës, djalë apo vajzë, ajo do ta edukojë si një individ feminist.

“Mund të duket për të qeshur, por në një dokumentar që kam parë së fundmi një nënë në pritje thoshte se e ndjente që fëmija i saj në bark bënte gjuajtje feminsite”.

Ajo vazhdoi: “Më pëlqeu shumë kjo, prandaj djalë apo vajzë, çfarëdo qoftë fëmija që pres, ne shpresojmë që të jetë kështu”.

Kjo nuk është hera e parë që Markle komenton për mënyrën se si ajo ka në plan të rrisë fëmijën e saj në lidhje me rolet gjinore. Burime pranë miqve të saj u shprehën se ajo dëshiron të shmangë stereotipet gjinore dhe të marrë një qasje fluide për të rritur fëmijën e saj.

Pallati nuk i ka konfirmuar këto komente, por janë afërmendsh dhe sigurisht që nuk do të thotë se çifti mbretëror do ta rrisë fëmijën si “pa gjini” por ata nuk do të bjnë dekore blu ose gri duke u nisur nga gjinia. Flitet se dekorim i tyre do të jetë në ngjyrat bardh e gri.

Kjo nuk është aq tronditëse.

Shumë prej prindërve bëjnë dekorime moderne të gjinisë neutrale dhe zgjedhin të rrisin fëmijët e tyre në familje që nuk vënë shumë theks në role gjinore dhe por i kushtojnë rëndësi faktit që fëmijët të rriten në personalitetet e tyre.

Feminizmi, në thelbin e saj, ka të bëjë me barazinë dhe zgjedhjen. Dhe ajo që sugjeron Markle është se do ta rrisë fëmijën e saj me frymën që t’i shohë të gjithë njerëzit si të barabartë dhe të denjë për mundësi, dhe të respektojë se si identifikon fëmija i saj dhe zgjedhjet që bën si individ.

Lexo edhe: Pse dukesha Meghan Markle nuk do te marre dado per femijen e saj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X