Duke mos pasur një jetë të balancuar me punën më bëri që të sëmuresha, ja se si e ndryshova situatën

0 0

Kur isha e re, mendoja se koncepti “bilanc mes të punuarit dhe të jetuarit” ishte thjesht për të moshuarit. Vetëm njerëzit me jetë të zakonshme – me një punë nga ora nëntë deri në pesë, me një llogari kursimi, etj. – mund të jenë të fiksuar pas gjërave të tilla mendoja. Aspiroja të bëhesha shkrimtare dhe për këtë arsye kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të më duhej të punoja shumë apo do të bëja një punë të vështirë. Duke qenë se puna ime nuk do të ishte diçka që do të bëja por ajo do të përfaqësonte atë që unë isha, mendoja se nuk do ta ndieja kurrë se po punoja. Do të isha unë vetë që do të planifikoja jetën time, sipas rregullave të mia, dhe jeta ime do të ishte arti im. Por kjo ndodhi derisa u futa në një punë ku harxhoja shumë kohë, dhe më pas kuptova se sa i rëndësishëm ishte bilanci midis jetës dhe punës.

Puna ime e parë pas universitetit ishte profesioni im i ëndrrave, i përshtatur në mënyrë të përsosur për qëllimet e mia profesionale. Unë isha duke punuar për një shtëpi botuese që e admiroja, duke shkruar histori që me të vërtetë i kisha përzemër. E doja shumë zyrën time dhe kolegët e mi- mezi prisja që të vinte dita tjetër për të punuar. Por unë isha e hutuar nga kërkesat për rolin që kisha në atë punë. Isha duke punuar si asistent ekzekutive, një punë e përshtatur për dikë me disa vite përvojë administrative. Dhe ndërkohë që unë isha tepër mirënjohëse për këtë mundësi, ishte një ngarkesë shumë e madhe për mua që të bëhesha direkt përgjegjëse për rolin që kisha. Sa më shumë që përpiqesha, vazhdimisht isha duke u përballur me frikën time më të madhe, se nuk isha mjaftueshëm e mirë për atë pozicion pune.

Për t’i provuar vetes sime se e kisha gabim, kam punuar jashtë orarit. Kam qëndruar në zyrë deri në orën 10:00, ndonjëherë më vonë, dhe pas kthimit në shtëpi, merresha me emailet që më vinin. Ndonjëherë zgjohesha në mes të natës dhe kapja telefonin me frikë. U përpoqa shumë të ruaja ekuilibrin mes punës dhe jetës: bëja plane për të dalë për darkë me miqtë e mi dhe përpiqesha vazhdimisht të dilja me partnerin. Por shpesh e gjeja veten me partnerin tim në tryezë duke mbajtur në dorë telefonin me frikë nga ndonjë thirrje për punë apo mesazh. Edhe kur isha me të, mendja ime ishte gjithmonë diku tjetër.

Me kalimin e kohës mësova se nuk kishte asnjë kuptim të përpiqesha të bëja diçka tjetër veç punës, pasi gjithsesi do ta gjeja veten para lap topit. Kështu, hoqa dorë nga rutina ime. Ndalova së bëri ushtrimet. Pavarësisht nga njohuritë që kisha për të menaxhuar dy sëmundje kronike të miat që kërkonin që unë të isha më e vëmendshme ndaj ushqimeve që haja, nuk po i jepja më rëndësi ushqimeve. Ëndrrat e këqija filluan të më pengonin të flija gjatë natës, dhe ankthi më pengoi të përqendrohesha në gjëra të tjera gjatë ditës.

Vazhdoja t’i thoja vetes se isha mirë, se gjithçka ishte mirë. Në fund të fundit gjithkush duhet të “zvarritet” për të arritur qëllimet që ka në karrierë. Por ndërkohë që truri im ishte dakord me këtë mënyrë të jetuari, trupi im filloi të revoltohej. Fizikisht kisha tejkaluar mundësitë.

“Mendja dhe trupi janë pa dyshim të lidhura në lidhje më reagimin ndaj stresit”, thotë Dr. Jean Kim, Asistent Profesor i Psikiatrisë në Universitetin George Washington. “Duke qenë të mbingarkuar do të keni stres dhe do të sforconi marrëdhëniet tuaja, duke rritur rrjedhimisht rrezikun e depresionit, ankthit dhe shumë sëmundjeve mjekësore”.

Për mua, e gjitha filloi me një kruajtje të vogël. U preka nga ekzema në pjesën e brendshme të brrylit, një rezultat i lëkurës time të thatë që ishte ekspozuar ndaj të ftohtit. Fillova të kruhesha për çdo gjë që lidhej drejtpërdrejt me stresin e punës. Më dukej sikur jeta ime varej nga një raport që do të dërgoja tek eprori im. Nëna ime e dëshpëruar për situatën në të cilën ndodhesha më la një takim me një dermatologe, e cila më informoi se kisha zhvilluar skuqje në lëkurë nga stresi. Ajo më dha një krem dhe më rekomandoi të ndryshoja stilin e jetesës.

Pastaj ndryshime të tjera ndodhën në ciklin tim menstrual. Kisha shumë pak perioda, ndonjëherë më kalonin disa muaj pa më ardhur dhe shoqëroheshin nga dhimbje të padurueshme. Pas vizitës tek gjinekologu u infromova se kisha HPV (Virus Papilloma-përgjegjësi kryesor për kancerin në mitër). U trondita, pasi kisha qenë me të njëjtin partner për më shumë se një vit. Por mjeku im më informoi se kisha gjasa që ta kisha marrë virusin vite më parë. Ai kishte qenë i fshehur në organizmin tim dhe papritmas u shfaq nga stresi.

Pasi mora kurën edhe për këtë, mendova se tashmë nuk do të më ndodhte asgjë, mirëpo të tjera simptoma filluan të përkeqësoheshin. Ilaçet që merrja për tretjen nuk po bënin më punë. Unë po përjetoja ndjesinë e të përzierave dhe acidit në stomak. Nëse haja diçka përfundja duke ndenjur 30 minuta në banjo. Ndiheha e fryrë dhe jo rehat ndërsa nivelet e sheqerit në gjak u ulën shumë. Kisha vështirësi për t’u fokusuar diku dhe ndonjëherë nuk arrija dot as të lexoja. Kur gastroenterologu më tha se ndryshimet e mëdha në stilin e jetës sime më kishin sjellë në këtë gjendje, i kërkova thjesht të më bënte një recetë me ilaçe të tjera.

U desh të përjetoja një sulm paniku që të kuptoja se mungesa e balancës mes punës dhe jetesës kishte ndikuar në trupin tim. Pas një dite veçanërisht të vështirë në punë, e gjeta veten jashtë zyrës së partnerit tim. Po dridhesha dhe nuk e kontrolloja dot veten, po qaja aq shumë sa nuk merrja dot frymë dhe nuk po qëndroja dot në këmbë. Ai më udhëzoi se si të merrja frymë dhe më në fund rrahjet e zemrës u qetësuan. E shpërfilla këtë incident si shenjat e mësipërme deri sa pas dy muajsh më ra të fikët në banjo para një takimi. Pas kësaj rezervova një konsultim me mjekun e familjes dhe ai më sugjeroi të vizitohesha tek një psikiatër për ankthin.

Kjo e fundit më shtroi pyetjen që nuk ia kisha bërë vetes për një kohë të gjatë: A ia vlen e gjitha kjo që po bën ndërkohë që trupi yt po dëmtohet?

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, lejoja trupin tim të përgjigjej – dhe këtë here thashë:  Jo, nuk ia vlen.

Pra, si mund të bëjë dikush një ekuilibër të mënyrës së jetesës duke përmirësuar kushtet e saj për më mirë? Duke vendosur shëndetin tim të parin dhe duke pranuar se unë nuk mund të jem produktive nëse nuk jam mirë me shëndet. Më duhej të përjetoja ato që thashë më sipër për ta kuptuar dhe për të kërkuar ndihmë. E lashë atë punë, jo sepse hoqa dorë nga përpjekja dhe ëndrrat e mia. Por vendosa të dëgjoja sinjalet që trupi më kishte dërguar prej muajsh. Fillimisht ishte e frikshme, duke pranuar të panjohurën dhe duke qenë e shqetësuar për të ardhmen time.

Por e dini çfarë? Ishte një lehtësim i madh. Për herë të parë pas disa muajsh, ndieva se mund të merrja frymë lirisht. Pas disa javësh energjitë negative u larguan dhe unë nuk ndihesha më e shqetësuar kur më binte telefoni. Fillova të ushtrohesha përsëri dhe të haja gjëra për të cilat kishte nevojë trupi im. Gjeta kohë për njerëzit e dashur dhe rifitova veten time duke bërë aktivitetet që më pëlqenin dikur.

Pra, çfarë është një ekuilibër i mirë në punë dhe në jetë? Sipas mendimit tim, është aftësia për të marrë sa më shumë nga puna që ju jepni. Është të bësh një punë që është e dobishme dhe të shpërblehesh nga puna. Të dyja palët të ndiheni me vlerë dhe të mos keni nevojë të sakrifikoni shëndetin tuaj për të vazhduar karrierën.

Kur i jepni trupit tuaj atë që i nevojitet, trupi juaj do t’ju japë botën në kthim.

Lexo edhe: Shefja leter punonjesve: Familja eshte e para, puna mund te prese

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X