Duke i dhënë gji fëmijës me gotën e verës në dorë

0 0

 

Ditë të ndryshme, fotografi të njëjta. Jessie James Decker është një nënë e re, e cila disa ditë më parë ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto ku mbante në dorë një gotë verë, ndërsa ushqente fëmjën me gji.

Nëna e famshme u përball me shumë kritika pasi veproi kështu, dhe tani Bekah Martinez ka ngjallur shumë debate për të njëjtën arsye.

24-vjeçara, postoi një foto teksa ushqen me gji fëmijën, duke mbajtur një gotë verë në dorë. “Unë isha duke pritur me durim që vajza të përfundonte së piri, para se të fillimoja gotën e verës”, shkruan nëna e re në Instagram.

Është e kuptueshme se komentet kritikuese nuk vonuan.

“Ti je egoiste, injorante”.

“Pse është kaq e rëndësishme vera, nuk mund të presësh disa muaj?”

“Meriton të shkosh në ferr për këtë që po bën, kjo është e tmerrshme”.

Këto ishin vetëm disa nga komentet në postim.

Fotoja nxiti një debat të ashpër nëse është i sigurt konsumi i alkoolit ndërsa nëna ushqen fëmijën me gji. Njerëzit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për këtë temë, por ekspertët thonë se ajo që konsumoni gjatë kohës që jeni ende duke ushqyer me gji ka ndikim tek foshnja sepse transferohet përmes qumështit tuaj të gjirit.

Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, gratë që ushqejnë me gji duhet të shmangin alkoolin, por japin disa këshilla se si të shijojnë një gotë të rastësishme. Nëse planifikoni të shkoni në një vend ku duhet të pini, AAP rekomandon që të bëni menjëherë pasi të keni ushqyer fëmijën ose keni shtrydhur gjirin me pompë.

Në fund të fundit , është nëna dhe mjeku i saj të vendosin se çfarë është e drejtë për të, jo qindra komentues të fshehur pas ekraneve.

Lexo edhe: Konsumi i alkoolit gjate gjidhenies demton trurin e femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X