Perberesit
– 150 gr domate te vogla
– 75 gr gjize
– 100 gr djathe te bute
– 1 luge vaj ulliri
– Disa gjethe borziloku
– Kripe
Pergatitja
Pasi i keni lare mire domatet i fshini me nje cope te paster. Me ndihmen e nje thike i prisni ne forme libri dhe me kujdes i pastroni ato nga farat.
Vendosni gjizen ne nje tas plastik dhe shtoni djathin, vajin e ullirit, kripen dhe borzilokun e prere holle. I perzjeni mire derisa te formohet nje mase homogjene. E vendosni masen e formuar ne nje qese te prere tek maja dhe filloni te mbushni domatet. I vendosni ato ne pjate dhe… ju befte mire!
Vlerat ushqyese
Domatet e mbushura jane nje ushqim shume i dashur per femijet, sidomos gjate stines se veres. Eshte nje pjate e pasur me proteina, kalcium dhe fibra. Ju mund t’ja servirni ate femijes tuaj me nje fete buke dhe disa fruta te stines.
Lexoni edhe: Ushqimet qe duhet te haje nje femije
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu