Dobitë e mëdha shëndetësore të hideve, frutit të preferuar të fëmijërisë

0 0

Nëse nuk e dini se çfarë janë hidet, nuk jeni të vetmit, por nëse e njihni me siguri keni pasur një fëmijëri shumë interesante.

Hidet janë një frut që rriten në disa pjesë të botës përfshirë Meksikën edhe Filipinet.

Në vendet ku ky frut rritet, zakonisht konsumohen të papërpunuara, por ka edhe disa vende që shesin për t’i përpunuar. Gjethet e këtyre frutave janë gjithashtu të dobishme, veçanërisht për ata që duan të pijnë çaj.

Nëse ju ose fëmijët tuaj e keni qejf këtë frut dhe doni ta konsumoni atë, do të gëzoheni edhe më shumë kur të shihni për një sërë përfitimesh shëndetësore që përmban:

  1. Konsumimi i hideve mund të ndihmojë trupin në luftimin e baktereve. Trupi ka mënyrën e vet natyrale për të larguar bakteret dhe trupat e tjerë të huaj. Megjithatë, ka raste kur ka nevojë për ndihmë nga burime të tjera, duke përfshirë edhe ushqimet që hani. Hidet janë një nga ushqimet ku mund të drejtoheni. Me vetitë antibakteriale që përmban ky frut, ju mund ta krahasoni me antibiotikët standardë.
  2. Hidet gjithashtu kanë flavanone. Sipas një studimi, ngrënia e ushqimeve të pasura me flavanone mund të ndihmojë në zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trurit. Konsumi i rregullt i hideve, së bashku me ushqime të tjera që kanë përbërjen e sipërpërmendur, mund të ofrojnë përfitime për trurin, veçanërisht tek të moshuarit të cilët kanë dëmtim të butë njohës si dhe ata me sëmundje neurodegjenerative.
  3. Hidet janë të njohura edhe për vetitë e tyre anti-inflamatore, duke qenë se janë efektive në uljen e ënjtjes. Ka shumë ilaçe anti-inflamatore, por shumica e luftuesve natyralë të inflamacionit janë po aq të efektshëm sa barnat.
  4. Hidet gjithashtu kanë flavonoide citotoksike, të cilat janë të rëndësishme për luftimin e kancerit. Përveç frutave, ju mund të përdorni edhe gjethet dhe rrënjët e kësaj peme për të parandaluar zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Lexo edhe: 8 FRUTAT E STINËS SË PRANVERËS DHE VETITË USHQYESE






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X