Djegiet intime, shkaqet dhe trajtimi

0 0

Djegiet në zonën intime tek femrat mund të shkaktohen nga inflamacione të ndryshme vaginale, ose nga një urtikarie ngjitëse. Në më të shumtën e rasteve djegiet vaginale shoqërohen edhe me kruajtje, dhe nëse simptomat janë të lehta mund të trajtohen në mënyrë natyrale.

Djegiet vaginale

Kjo shkaktohet nga faktorë të ndryshëm dhe mund të shfaqet në çdo moshë. Duke qënë se është zonë shumë delikate mund të irritohet shumë me lehtësi. Shpesh origjina e këtij irritimi vaginal (skuqje në zonën vaginale) shkaktohet nga veshja e pantallonave shumë të ngushta, përdorimi i një sapuni jo të përshtatshëm, përdorimi i pecetave intime jo cilësore si edhe nga një detergjent rrobash tepër agresiv.

Kruajtjet intime

Kruajtjet e brendshme intime mund të shkaktohen nga një çekuilibrim i florës bakteriale për shkak të përdorimit të antibiotikëve, menopauzës apo për shkak të përdorimit të kokrrës kontraceptive. Në shtatzani mund të shkaktohet për shkak të ndryshimit hormonal, dhe mund të shoqërohet nga sekrecione të verdha si edhe skuqje vaginale.

Kruajtjet vaginale

Këto patologji transmetohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale dhe mund të shfaqin edhe djegie gjatë urinimit apo edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Mund të bëhet fjalë për kandida, klamidia, herpes gjenital, ose gonorrea.

Si ta trajtojmë në mënyrë natyrale?

Një ndër metodat më të njohura është ajo e shpëlarjes me sodë bikarbonat, e cila dizinfekton në mënyrë shumë të mirë duke lehtësuar simptomat. Gjithashtu mund të përdorni edhe disa pika vaji të pemës së çajit e cila është në gjendje të qetësoje irritimet vaginale.

Lexoni dhe: Disa menyra natyrale per te qetesuar thithat e irrituar gjate gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X