Djaloshi ndërpreu gjirin, nëna zbuloi kancerin e gjirit

Nje nene zbuloi kancerin e gjirit, jo permes nje kontrolli rutine, por sepse i biri nderpreu pirjen e qumeshtit. Kjo e detyroi nenen te shkonte tek mjeku dhe zbuloi diagnozen e saj,




0 0

Një nënë 37-vjeçare zbuloi kohët e fundit se kishte kancer gjiri jo përmes një kontrolli të rregullt, por sepse djali i saj një vjeçar refuzoi të ushqehej me gji nga gjoksi i saj i djathtë.

Reagimi ekstrem i fëmijës së saj e bëri nënën të shqyrtojë gjirin e saj. Ajo ndjeu një “gungë me madhësinë e një bizeleje” dhe kjo e nxiti të shkonte tek një mjek. Nëna, Joanne Carr, u diagnostikua me kancer duktal invaziv, i cili është lloji më i zakonshëm i kancerit të gjirit dhe nganjëherë quhet karcinoma infiltruese duktale.

Ajo bëri tetë raunde kimioterapi, humbi të gjithë flokët e saj dhe bëri një operacion.

Carr thotë se djali i saj, Dougie, i shpëtoi jetën, pasi refuzimi i tij për të pirë çoi në diagnostikimin e sëmundjes.

Historia e saj na bën të pyesim: Si veprojnë gratë me kancer të gjirit për të ushqyer me qumësht fëmijët e tyre? Përgjigjja është e komplikuar.

Një numër i trajtimeve të ilaçeve të përdorura për të luftuar kancerin e gjirit, të tilla si terapia hormonale dhe kimioterapia, mund t’i transferohen një fëmije nëpërmjet qumështit të gjirit, sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënësisë (APA). Anestezia gjithashtu mund t’i kalojë një foshnjeje nëpërmjet ushqyerjes me gji.

Kirurgjia për të trajtuar kancerin e gjirit gjithashtu paraqet rrezik për gruan vetë. Mjekët mund të rekomandojnë që një nënë me kancer gjiri të ndalojë gjidhënien para operacionit për të ulur ënjtjen e gjoksit dhe qarkullimin e gjakut dhe për të parandaluar infeksionin.

Carr i referohet djalit si “engjëlli i saj mbrojtës”.

Dr. Cate thotë se shumica e grave mendojnë se nuk mund të bëjnë mamografi gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, por nuk është kështu. Nëse një grua ushqen me gji, Dr. Cate i kërkon asaj të pompojë ose të ushqejë një orë para mamografisë. Nëse jeni shtatzënë dhe mendoni se keni nevojë për mamografi, mund të kryeni pas tremujorit të parë nëse barku juaj është i mbrojtur. Pra, nëse ndjeni një gungë apo masë të dyshimtë kur jeni shtatzënë ose duke ushqyer me gji, mos prisni, bëni patjetër ekzamimin.

Lexo edhe: Gjidhënia mbron nënat nga sëmundjet e mëlçisë

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X