Djali juaj luan me kukulla? Ja si te veproni!

0 0

Ndonjëherë prindërit shqetësohen në momentin që djali i tyre nuk luan me makina, por në vend të tyre preferon kukullat. Ndonjëherë këtë “situatë” e rëndojnë edhe mendimet e të afërmve apo miqve të familjes, të cilat e quajnë jo normale për një djalë.
Por çfarë ndodh në të vërtetë?
Na duhet t’ju themi se nuk duhet të shqetësoheni nëse djali juaj preferon të luaj me kukulla apo lodra të tjera vajzash, kjo pasi diçka e tillë nuk e përcakton identitetin seksual të fëmijës. Preferencat ndaj lodrave të tilla nuk shfaqen si pasojë e një orientimi të caktuar që predispozohet të shfaqet tek fëmija. Edhe nëse vajza juaj luan vetëm me kukulla nuk nënkupton se ajo nuk ndihet aspak djalë brenda vetes së saj, se nuk ka asnjë tendencë mashkullore brenda saj.
Si veprojnë prindërit?
Shpesh prindërit i kushtëzojnë fëmijët e tyre të luajnë me lodra të tilla ashtu siç i kushtëzojnë edhe në veshje. Mund të na ndodhë të dëgjojmë shpesh prindër që e ndalojnë djalin e tyre të veshë një bluzë rozë, kjo sepse ajo është një ngjyrë që mund të përdoret vetëm nga vajzat. Diçka e tillë, njësoj si edhe për zgjedhjen e lodrave, është e gabuar. Nëse në më të shumtën e rasteve vajzat luajnë e kukulla, dhe djemtë me top dhe makina, nuk duhet të kushtëzoni fëmijën nëse ai preferon të bëj ndryshe, madje as nuk ka vend për t’u frikësuar në lidhje me zhvillimin e identitetit të tij gjinor. Nëse ju do të bëni të kundërtën, tek fëmija mund të zhvillohen ndjenja faji. E lini fëmijën tuaj të luajë dhe eksplorojë i qetë, të shprehë emocionet e tij i qetë, gjë e cila përfaqëson një investim shumë të rëndësishëm përsa i përket zhvillimit emocional të tij.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X