Ai ende nuk ka ardhur në jetë, por prindërit e tij kanë marrë dhuratat e para për të. Bëhet fjalë për djalin që pritet të sjellë në jetë moderatorja Fatma Methasani nga marrëdhënia e saj me shefin e kuzhinës Alfion.
Vetë ky i fundit, ka postuar disa fotografi në Instatory-n e tij, ku shkruan se i biri ende pa lindur, ka filluar të llastohet.
Mes dhuratave janë edhe një palë atlete, të stilit konversa dhe Alfio shkruan se i biri do të jetë si mami, e cila preferon shumë këtë model atletesh.
Çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë në vitin 2020.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu