Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëhsortja e tij Ajola Xoxa nuk e kanë treguar kurrë portretin e djalit të tyre Kajan, ata herë pas herë ndajnë me publikun moemnte e copëza nga aktivitetet e tij.
Sot, Ajola ka pozuar vetë në veprën e artit “Bukurshkrimi” të artistit Adrian Paci, dhe pas saj, ka vendosur në “bankën e shkollës” edhe të birin.
Kjo vepër tregon një bankë shkolle, dy fletë bronzi të mbështetura mbi të. Mbi fletën e parë disa shënjime fëmije, të cilat ende nuk janë fjalë, por pikënisje e një artikulimi të ardhshëm. Mbi tjetrën shkruhen disa fraza: “Tirana është kryeqyteti ynë”; “Në Tiranë jetojnë udhëheqësit tanë të dashur”; “Tirana po zbukurohet dita-ditës”.
Nuk mund të mungonte poza e Kajanit në këtë vepër.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu