“Divorci ndonjëherë mund të jetë një fillim i ri”

0 0

Një imazh i jetës familjare, me një shtëpi perfekte të mbushur plot objekte dhe histori që i përkasin Manatthan, 2 prindërve të bukur jo vetëm fizikisht dhe djalit të tyre. Ka dashuri, buzëqeshje dhe përkujdesje, dhe është ajo, Nicole (Scarlett Johansson), një nënë e dhembshur dhe bashkëpunëtore dhe është ai, Charlie,  (Adam Driver), një baba i përkujdesur dhe i dedikuar në familje.

“Di kur të provokojë dhe kur të lërë dikë të qetë. Nuk ndalohet kurrë nga askush”-shprehet regjisori, Noah Baumbach.

Është djali ai që i kompleton duke i nxjerrë jashtë defektet e tyre, të vlerësuar nga të dyja palët.

“Duket portreti i një familjeje të lumtur, por ka diçka që nuk shkon, diçka që e çon çiftin në atë që duket zgjidhja e vetme për palumturinë e tyre, divorci”- shton ai.

Është një moment historik për regjisorin amerikan, duke qenë se “Historia e një martese” në kinema për Netflix, pas vlerësimit nga ana e kritikëve, ka triumfuar edhe pak ditë më parë në Gotham Awards.

“Në qendër të këtij filmi të ri kam dashur të vë në dukje divorcin që ndryshon dhe mbyt jetët e atyre që përballen me persona që janë rreth tyre, por ndonjëherë fundi është fillimi i një historie”-u shpreh ai.

Divorci i prindërve të mi është ai që me shumë siguri më ka influencuar për këtë film, është sikur kam dashur të shikoj këndvështrimin e tyre, këndvështrimi i të rriturve, ndërsa në filmin tjetër, ai analizonte këndvështrimin e fëmijëve, por këtë e zbulova më vonë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X