loading

Ditelindja e pare, disa ide

0 0

Viti i parë është ai që e ka bërë fëmijën të flasë fjalën e parë, të hedhë hapat e parë apo të bëjë zvarritjet e para, të hajë ushqimet e para të ngurta etj. Pra arritjet e tij gjatë vitit të parë kanë qënë të mëdha dhe kur vjen dita e ditëlindjes emocionet janë po aq të mëdha sa dita e parë e lindjes. Por cila është dhurata e duhur për një fëmijë kaq të vogël?

  • Libri! Ideja e parë duhet t’i referohet librit. Në këtë moshë fëmija mund të argëtohet dhe të mësojë nëpërmjet një libri me ngjyra dhe forma të ndryshme.
  • Formuese druri. Do t’ju sygjeronim të blinit një formuese prej druri në të cilën fëmija mund të hiqte dhe vendoste figurat e kafshëve në vendet përkatëse.
  • Formuese me 10 pjesë. Në këtë rast pjesët e mëdha do ta bënin formimin më të thjeshtë, megjithatë duhet që edhe jut ë jepni ndihmën tuaj.
  • Lojërat ndërtuese. Këto lodra do të ndihmojnë fëmijën të zhvillojë logjikën dhe do ta bëjnë atë më kreativ. Mund të zgjidhni për shembull të formoni në varkë dhe të vendosni në të kafshë të ndryshme.
  • Mini kuzhina. Fëmijët i duan lodrat stimuluese, dhe në rastin e kuzhinës ata e duan “shtirjen” sikur janë duke gatuar dicka apo t’jua japin atë juve më pas për ta ngrënë. Mbani mend se duhet gjithmonë të pranoni të “hani” pjatën që ju jep fëmija.
  • Motori me lëvizje këmbësh. Mund të jetë edhe një formë makine apo dicka tjetër në të cilën fëmijët mund të ulen dhe ta bëjnë atë të ecë duke lëvizur këmbët.
  • Një karrike. Ai mund të ulet në të ndërsa ha ushqim apo thjesht për të formuar një lojë.

Lexoni edhe: Organizoni ditelindjen e femijes duke ndjekur tre hapa


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Vjeshta dhe problemet me flokët...

Pas kthimit nga pushimet, ju prisni të jeni në formën më të mirë fizike, por jo gjithmonë ndodh kështu. Faji duket se është i ekspozimit të tepruar në diell pa...

Si të përmirësojmë jetën seksuale,...

Kjo është e vërteta  e hidhur: Më pak se 20 përqind e prindërve thonë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës së tyre seksuale, sipas të dhënave nga Lasting,...

Dushi me ujë të nxehtë...

Ka nga ata që nuk mund të flenë në darkë dhe ata që u del gjumi në mes të natës. Në çdo rast, ka shumë njerëz që vuajnë nga pagjumësia...

Muzika ritmike ju lehtëson lodhjen...

Një muzikë me një ritëm të gëzuar ndihmon për ta bërë një stërvitje rigoroze më pak të vështirë. Ky është sugjerimi që vjen nga Universiteti Britanik i Kolumbisë që ka...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X