Dita e sotme nuk mund të niste më bukur pr familjen e gazetarëve Alban Dudushi dhe Bieta Sulo. Në familjen e tyre ka pasur festë me rastin e ditëlindjes së djalit të shtëpisë Kroi Art. Vogëlushi mbush sot katër vjeç dhe gjithë të afërmit janë munduar t’ja zbukurojnë sa më shumë ditën e lindjes.
Bieta ka publikuar një video këtë mëngjes, kur tregon se për herë të parë që nga nisja e pandemisë të katërt gjyshërit e Kroit janë bërë bashkë, e me ta edhe familjarë të tjerë të afërt për të qenë prezentë në momentin e fikes së qiririt që mban numrin katër.
Në video shihen gjyshërit, motra e madhe e Kroit, tezja e tij me vajzën e saj të vogël dhe të tjerë familjarë të tyre.
“Me këtë surprizë u zgjuam sot…
4 vjetori i Kroit i bëri më në fund bashkë të 4 gjyshërit (pasi dy e kaluan dhe 2 u vaksinuan) Me sykat mbyllur shkuam lart dhe i gjetëm familjarët më të afërt e të dashur të mbledhur rreth tortës me Paw patrol squad të cilën kishim kaq ditë që e prisnim…” shkruan Bieta krahas videos.
https://www.instagram.com/p/COzjpergT7S/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu