Dita e trete e trajnimit te gjumit

0 0

Nëse keni ndjekur me përpikmëri hapat e dy ditëve të para, ju sigurojmë se jeni në rrugën e duhur. Shumë shpejt fëmija do të flejë i pavarur nga ju dhe për pasojë do të bëj një gjumë më të qetë gjatë natës. Edhe sot duam të theksojmë rëndësinë e ndjekjes së rutinës së përditshme si edhe të qartësojmë disa nga veprimet pozitive që duhet të bëni sipas moshës së fëmijës, me qëllim që trajnimi i gjumit të bëhet edhe më i lehtë për ju dhe fëmijën tuaj. Edhe sot duam t’ju kujtojmë se nuk jeni duke i bërë fëmijës asgjë të keqe, përveçse jeni duke u përpjekur për më të mirën për të dhe gjithë familjen.
Vazhdojmë me prezantimin e disa veprimeve pozitive që do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit të fëmijës.
Nëse fëmija është 6-9 muajsh:
Nga mosha 6 muajsh fëmija ka nevojë për rreth 14 orë gjumë në harkun kohor të 24 orëve.
Rutina e paragjumit mund të përfshijë:
– Një lojë të qetë;
– Një banjë të ngrohtë;
– Veshjen e pizhamave;
– Këndimi i një ninulle;
– Bërja e një masazhi;
– Puthja e natës së mirë.
Sigurohuni që çdo veprim të kryhet çdo natë me të njëjtin rregull dhe në të njëjtën orë. Të njëjtën gjë do të bëni edhe gjatë ditës.
Cilat janë “problemet” që fëmija mund të ketë në këtë moshë?
Rreth muajit të 7-të fëmija fillon të kuptojë që ti dhe ai jeni njerëz të ndarë nga njëri-tjetri, dhe për pasojë mund të fillojë të ndiejë ankthin e ndarjes. Për pasojë gjatë natës mund të zgjohet dhe t’ju kërkojë. Ju nuk duhet të shqetësoheni pasi fëmija me kalimin e kohës do të kuptojë se ju jeni gjithmonë atje kur ka nevojë.
Një shqetësim tjetër që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit të fëmijës është edhe dalja e dhëmbëve, gjithsesi fëmija do të mësoj shumë shpejt të qetësohet dhe të ndjekë rutinën e përhershme.
Nëse fëmija është 9-12 muajsh:
Me siguri fëmija juaj fle natën 11-12 orë dhe bën 1-2 dremitje gjatë ditës.
Rutina e paragjumit mund të përfshijë:
– Luani një lojë të qetë;
– I bëni një banjë;
– I lexoni diçka;
– I këndoni një ninullë;
– E përqafoni dhe i jepni puthjen e natës të mirë.
Para se të filloni praktikimin e rutinës së përditshme sigurohuni që të krijoni në shtëpi një atmosferë të qetë, duke filluar me fikjen e televizorit. Të gjitha këto do ta ndihmojnë fëmijën të qetësohet. Përpiquni të ndiqni çdo natë të njëjtën rutinë, kjo do ta ndihmojë fëmijën të ndihet më i sigurt dhe ta kuptojë se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe gjatë ditës. Nëse fëmija ka orare fikse do ta ketë më të lehtë të flejë i qetë.
Çfarë problemesh mund të ketë fëmija në këtë moshë?
Fëmija juaj në këtë moshë është mjaftueshëm i rritur sa të flejë gjithë natën, por gjithsesi mund edhe të ketë ende ankthin e ndarjes. Me rritjen e tij edhe dremitjet do të ndryshojnë. Përpiquni të jeni sa më fleksibël.
Dita e tretë:
Të qarat vazhdojnë

Pasi keni ndjekur veprimet e përmendura më sipër, pra ndjekjen e rutinës së përditshme ju duhet të vazhdoni me vendosjen e fëmijës në krevatin e tij. Duhet t’ju kujtojmë se fëmija nuk duhet të ushqehet me gji apo biberon në shtrat, por në një dhomë me dritë. Ushqyerja (sidomos me gji) nuk duhet të jetë veprimi i fundit që fëmija do të mbajë mend. Pasi e keni vendosur fëmijën në krevat largohuni dhe vazhdoni me kontrollin që keni bërë edhe gjatë dy ditëve të para. Kontrolli i ditës së 3-të duhet të vazhdojë sipas grafikut të mëposhtëm:
Kontrolli i parë- pas 10 minutash;
Kontrolli i dytë- pas 12 minutash;
Kontrolli i tretë- pas 15 minutash;
Kontrolloni sërish çdo 15 minuta.
Mos harroni asnjëherë se fëmija duhet vendosur gjithmonë në shtrat ndërsa është ende zgjuar. Nëse i vjen gjumë ndërsa është duke pirë gji, sigurohuni që ta hiqni nga gjiri dhe ta vendosni në shtrat pa arritur t’i mbyllë sytë në mënyrë të plotë. Mos u shqetësoni se po e lini një fëmijë të vogël të qajë për pak minuta, në fakt sa më i vogël të jetë fëmija aq më të thjeshtë do ta ketë të mësohet të flejë pa ndihmën tuaj. Edhe sot duhet të bëni kontrolle të shkurtra të cilat nuk duhet të zgjasin më shumë se 1-2 minuta. Mos harroni! Fëmijës nuk duhet t’i flisni, nuk duhet të ndizni dritën, nuk duhet ta merrni në krahë, nuk duhet t’i jepni të pijë. Nëse bëni një nga këto veprime nesër do të qajë sërish sepse e di çfarë do t’i ofrohet.
Vazhdon dita e katërt…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X