Të gjithë flenë gjumë të qetë!
Gjatë këtyre ditëve jo vetëm i keni mësuar fëmijës të flejë gjumë i qetë, por edhe i keni falur një dhuratë shumë të çmuar. Janë pikërisht orët para mesnatës të cilat janë shumë të rëndësishme që fëmija t’i kalojë në gjumë, pasi pikërisht atëherë çlirohet në trupin e fëmijës hormoni i rritjes.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se në disa raste specifike si për shembull, një gjendje jo e mirë shëndetësore, një dhomë e panjohur hoteli gjatë pushimeve etj, nuk do të ndikojnë tek fëmija për të bërë një gjumë të paheratshëm, pasi në të njëjtën mënyrë do të reagonin edhe fëmijët që kanë bërë gjithmonë një gjumë të qetë.
Cilat janë kontrollet që duhet të bëni sot?
Kontrolli i parë- pas 20 minutash;
Kontrolli i dytë- pas 25 minutash;
Kontrolli i tretë- pas 30 minutash;
Kontrolloni sërish cdo 30 minuta.
Nëse fëmija juaj ende nuk është përshtatur si duhet me programin filloni sërish nga e para, duke shtuar disa minuta për cdo kontroll që do të bëni. Sigurohuni që cdo kontroll të mos zgjasë më shumë se 1-2 minuta.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu