Dita e dyte e trajnimit te gjumit

0 0

Praktika sjell perfeksionin!
Gjatë ditës së parë të trajnimit të gjumit ju duhet të keni filluar të krijoni një rutinë për fëmijën tuaj, të cilën do ta zbatoni çdo ditë me përpikmëri! Kjo do të thotë që nuk do t’i kushtoni rëndësi ftesës për një darkë të këndshme, nuk do të shikoni programin tuaj të preferuar që fillon në kohën kur fëmija duhet të lahet, nuk do të vazhdoni të bisedoni në telefon më miken tuaj e kështu me rradhë!Orari duhet zbatuar me përpikmëri, të paktën muajin e parë! Sigurisht që dita e parë mund të ketë qënë e vështirë për ju dhe për fëmijën tuaj, por duhet të dini se me kalimin e ditëve çdo gjë do të vij duke u përmirësuar.
Mbani mend se jemi këtu për të vendosur rregull në proçesin e fjetjes së fëmijës, dhe kjo është shumë e rëndësishme! Më lejoni t’ju them se rritja dhe zhvillimi korrekt i fëmijës tuaj varet pikërisht nga gjumi, gjatë së cilit çlirohet hormoni i rritjes, pikërisht gjatë orëve të gjumit para mesnatë. Kjo do të thotë që fëmija juaj duhet të jetë në gjumë maksimumi në orën 20:30, për të bërë një cikël gjumi prej rreth 12 orësh.
Dita e dytë: Praktika sjell perfeksionin
Sot ju duhet të përforconi edhe më shumë rutinën e filluar ditën e djeshme. Nëse fëmija juaj kërkon ende të ushqehet gjatë natës, është momenti më i mirë për t’i mësuar diferencën midis ditës dhe natës. Gjatë ushqyerjes me gji apo biberon që mund të bëni gjatë ditës, duhet të ketë në dhomë dritë, zhurmë që mund të vijë nga bisedat e familjarëve, televizorit, duke i kënduar këngë, ndërsa gjatë natës ushqyerja e fëmijës duhet bërë në qetësi të plotë dhe me drita të fikura ose shumë të zbehta, në mënyrë që fëmija të kuptojë ndryshimin. Duhet të evitoni kryerjen e veprimeve që mund të stimulojnë fëmijën. Në asnjë mënyrë mos i flisni!
Ju nuk duhet të përdorni lodra me muzikë për të ndihmuar fëmijën të flejë gjumë, pasi ato mund të ndikojnë negativisht. Me efekt pozitiv mund të ishte përdorimi i të ashtuquajturave “zhurma të bardha”. Ju duhet ta përkëdhelni fëmijën pasi i keni bërë banjë dhe e keni ushqyer në mënyrë që ai të shkojë për të fjetur sa më i qetë. Një alternativë e mirë do të ishte edhe leximi i një përralle, pra evitoni kryerjen e veprimtarive euforike të cilat do të çrregullonin gjendjen e gjumit të fëmijës tuaj.
Gjatë kësaj dite ju duhet të veproni sërish si ditën e parë. Pra ta vendosni fëmijën në dhomën ku ai fle, në shtratin e tij dhe më pas të largoheni. Dhoma duhet të jetë e qetë dhe pa drita të ndezura.
Ju duhet ta kontrolloni fëmijën në disa momente të caktuara të cilat duhet të bëhen sipas grafikut të mëposhtëm:
Kontrolli i parë-pas 5 minutash;
Kontrolli i dytë- pas 10 minutash;
Kontrolli i tretë- pas 12 minutash;
Kontrolloheni sërish çdo 12 minuta derisa të flejë (nëse deri në atë moment nuk e ka bërë).
Kontrolli bëhet për ta siguruar fëmijën që ju jeni atje, por edhe për të qetësuar veten tuaj gjithashtu, dhe jo për ta bërë fëmijën të pushojë së qari apo për ta ndihmuar të flejë. Në çdo kontroll nuk duhet të qëndroni pranë fëmijës për më shumë se 1-2 minuta, nuk duhet absolutisht t’i flisni apo ta merrni në krahë edhe nëse qan. Kini parasysh se pas largimit tuaj fëmija mund të qajë edhe më shumë, ju përpiuni të ruani qetësinë pasi gjithsesi ai e di që ju jeni atje. I gjithë ky proçes do të ndihmonte në vetqetësimin e fëmijës dhe për pasojë do ta bënte që femija të flinte më mirë gjatë natës. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe gjatë zgjimeve të natës. Pra t’i jepni për të pirë në mënyrën që ju shpjeguam më sipër dhe më pas ta lini në shtrat për të fjetur vetë. Kontrolloheni sipas grafikut të mësipërm.
Vazhdon dita e tretë…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X