Pernenat 5 Prill, 2021 0

Zhvillimi i te folures se femijes

Pershendetje nena. Do kisha nevoje per nje mendim kush ka pasur te njejten situate si un . Kam vajzan 21 muajshe e nuk po me flet pervec mama ,baba ndonje imitim te filmave vizatimor,per te kuptuar eshte mir ,e kupton pothuajse cdo gje qe them,ma sjell vet ujin kur do apo ndonje gje qe i intereson te ja hap. Duke pare ne internet po behem merak ,duhet te fliste fjale teke shum me teper . Ndoshta ndikon qe jemi jashte vendit un i flas shqip e filmat vizatimor jan gjuhe tjeter. Do bej dhe nje takim te pediatra kto dit ,pasi sot u shqetsova vertet shum duke degjuar disa leokoped ne youtube,po dhe nje mendim i juaji do me ndihmonte e qetsonte disi. po mendoj dhe çerdhen ndoshta e ndihmon te shprehet e socializohet me femijet pasi ne shpi eshte vetem me mua. Ju falenderoj kush me jep nje mendim te sinqerte,kritikat e ironite mbani per vete. 🥰





  1. Logopede Aurora Lushej

    Përshëndetje dhe uroj të jeni mirë! Konsulta me pediatrin do të ishte shumë ndihmuese por do t’ju sugjeroja edhe konsultë me logoped pasi në moshën që vajza ka duhet të kishte më tepër aftësi në gjuhën e shprehur. Përsa i përket gjuhës së kuptuar, a njeh vajza pjesë trupi, objekte, kafshët, arrin të imitojë tingujt e kafshëve kur ti ia kërkon? Na shkruani sërish. Gjithë të mirat!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X