Përshëndetje Kur kan filluar të flasin fëmijët tuaj?.kam vajzën 1 vjeçe edhe 5 muaj e akoma nuk më flet ndonjë fjal.as mami ose babi nuk e thot përveçse kur vritet ose grindet nga dhëmbët e vjen tek une duke then mam por shum rrallë, për të kuptuar kupton çdo gjë esht shu e zgjuar por nuk flet asgjë ndërkohe me gugezimet e para nisi që 6 muajshe, në gjuhën e E tyre por dukesh qe donte te fliste kur I flisnim, femia i parë në këtë mosh çdo ditë fliste diçka të re dhe mami babi ose si behn kafshët I fliste të gjitha ndërsa me vajzën tani jam pak e shqetësuar. E di se nuk Jan fëmijët njësoj por përsëri në këtë moshë të paktën mami babi duhet ta thot apo jam gabim une nëna.e tregoni nëse duhet të beh diçka dhe të flas me pediatren apo të près e pak. Të ritet e pak. Nëse keni kaluar në gjendje të tilla ju lutem me thoni si kan reaguar fëmijët cfar keni ber.
Pernenat
11 Prill, 2021
Pershendetje dhe uroj te jeni mire! Gjate dites a sheh vajza shume kukulla apo qendron shume kohe para Tv /telefonit? Nese po, reduktoni maksimalisht kohen e ekraneve, ne moshen qe ka rekomandohet qe mos te kene fare konatkt me ekranet. A e dergoni vajzen ne çerdhe apo qendron me familjaret ne shtepi? Nese qendron ne shtepi, mundohuni qe te flisni sa me shume me te, tregojini se çfare po beni pergjate aktiviteteve tuaja te perditshmerise dhe kendoni duke e nxitur ate te plotesoje fjalet tuaja, prsh. Gjyshi Donald ka nje ferme Ia Ia – vajza ploteson oooo. Beni lojera imituese me veprime e me fjale, prsh. shtyni makinen Vroommm, Hidhni kubat Booom, Fryni flluskat Pop etj. Provojini ne menyre sistematike. Gjithe te mirat!