Pernenat 17 Gusht, 2020 187

Qarje pa “motiv”

Vajza ime, qe e vogel, por vazhdon akoma sot qe eshte 3 vjece, ka “kriza” qarje pa pushim per gjera te vogla. Mjafton te mos arrij te realizoj dicka vete, si psh te vendos kukullen drejte, te bashkoj 2 lego, ose te dal jashte vijes kur ngjyros, dhe fillon nervozohet e qan me te madhe. Kam provuar shume menyre, duke u bazuar ne shkrime psikologesh, por nuk kane efekt. Ja kam shpjeguar qindra here, madje edhe me shembuj sikur me bien dhe mua “lodrat e mia” (rrobat, pjatat) por une i kap dhe nuk qaj. Pediatri im (mik i familjes) gjithmone me pergjigjet me te qeshur: kshu ke qene dhe ti e vogel, kshu jane femijet e zgjuar etj etj por une kam filluar te besoj qe eshte Hiperaktive. Eshte femije shume e zgjuar, flet shume mire per moshen qe ka, por shume e levizshme, edhe kur ha buke, edhe kur shef kukulla vetem leviz, madje dhe ne gjume leviz shume (i kam bere edhe analiza fece apo tiroide me rekomandim mjeku, por paster). Falemnderit per pergjigjet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X