Pernenat 25 Qershor, 2019 741

Problemi me vjehrren po me shkaterron martesen

Pershendetje te gjitha nenave. Pas kaq shume mundimesh po e mar mundimin te shkruaj dhe un te tregoj historine time pasi jam ne dileme me veten kam faj apo nuk kam faj? Une kam 7 vjet e martuar dhe tashme kam 2 femije. Gjithcka filloi para 7 vitesh. Ishin pushimet e para qe do beja me burrin tim. Pas 1 aborti kalova ne nje tip depresioni pasi nuk doja ta humbisja ate femije. Vendosem te shkonim me pushime. Ishin pushimet tona te para si cift. Kur po beheshim gati per te dale nga shtepia mar vesh qe do vinte dhe vjehrra. U merzita shum me then te drejten pasi kisha nevoje te rrija vetem me burrin tim. Edhe pse me dashuri e mora nuk kisha shume mundesi te dilja ta takoja shpesh sepse un vij nga fshati dhe nuk me lejoheh te dilja. Njs, pasi ikem te 3 flinim ne 1 dhome hanim bashke e pinim kafen bashk etj etj. Intimitet nuk kishim fare si cift kuptohet. Vetem se un i kam ndenj me turi ajo sot e kesaj dite cfare nuk me ben. Me ofendon me ul sa here ka mundesi. Madje dhe m*t me ka dhen. E kam ul koken gjithmone per hater te burrit. Sa here te vin thot nuk i paske fshire pluhurat.se ke lare soben bla bla bla vetem tme ofendoje. Une si idiote qe jam e kam ftuar me 100 here ne shpi per drek per dark ne gzime per kafe e nuk kam bere fjale. Une e ftoj per dark ajo e fryn burrin kundra meje. Ka harxhuar nusja leket e djalit ka ven 3 llon mishrash ne tavoline dhe kshu fillom sherri. Burri me fjal thot qe mami ka gabim por asnjeher nuk i jep drejtim mhb. Vjerri thot nuk kam ci bej une asaj. Burri po ashtu. Kunata po ashtu nuk kam ci bej. Edhe kete here paten 1 debat si gjithmone dhe kam vendos mos ta kthej koken mbrapa. Nuk dua ti flas fare. Burri me thot nese do rrish me mua do besh si them une. A mendoni se ka ardh fundi per ne? Edhe pse duhemi te dy. Edhe pse kam dy femije te mrekullueshem? Fundja ca duhet te bej une per te rregulluar mardhenien me ate shtrig qe mos te prish familjen time? 😭😭😭😭






  1. Mirjeta Paja

    Mendoj se eshte nje situate e veshtire, por do te sugjeroja te uleshe per nje kafe me te dhe te diskutoje qetesisht sesi mund te permiresoni marredhenien tuaj… Te uroj mbaresi!

  2. avatar Anonim-5520

    Per mendimin tim ti ne rrall te pare nuk paske burr por nje lolo. Secili djal duhet te dije ku e ka vendin nena e ku e ka gruaja. Te keshilloj ti flasesh ne rrall te pare burrit te sqarohesh ta bindesh ate pastaj me ate piliherdhen le te merret i biri. Ti a mos ndoshta nuk je bija e askujt qe te trajton ajo ashtu. Seriozisht sikur te me bente mua dikush dicka te till jo do i kisha mbajtur inat po do e zhgarravisja qytetit der qe te pergjerohej per falje. Ne rrall te par ti zemer duhet te bindesh burrin qe te dalloj vendin e nenes me gruan nena vjen mik dhe ik mik nuk ka qi duhet se ca beni ju ne shpin tuaj. Dhe ti shkon mik dhe del mik ne shtepin e tyre. Nuk eshte nevoja per dreka e per darka per ca njerez qe nuk ja vlen. (Do te sugjeroja ta mbaje ndonje arme ne shtepi qe kur te nervozoj shum futja plum kokes nje her dhe shpeton pergjithmon😂😂)

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X