loading
Pernenat September 11, 2019 1158

Përse i drejtoheni një nëne shtatzënë direkt me pyetjen : Ca gjinie ka ?!

Une nuk te njoh dhe nuk e di kush je akoma ….por me padurim të pres ! Jam lutur aq shumë për ty që t’i të vije tek ne kur të kërkuam me dashuri. Gjithçka çfarë kam kërkuar në jetë e kam. Gjërat dytësore bëhen, e ne mos i bëfshin Pune e madhe ! Gjërat e njerezit me te shtrenjte në botë i kam.
Zot faleminderit 100 herë !
Jam një grua me fat dhe për këtë i falem veç Zotit ! I kjofsha falë Atij për çdo gje, si kam zemren ma bej jeten time…
Ka Ca’ kohë që brenda vetes ndiej ca shqelma të lehtë që ma zgjasin jetën …e Jo vetëm.mua ….
Në shtepine tonë vëmendja e gjitha është të barku i mami Nades. Puthje, ledhatime …fjale te ëmbla…. Sa me fat je bebi jem ! Sa shumë dashuri të pret . Zoti ka zgjedhur mirë një strehë për ty ku të duan . Ku i injorance nuk ka .
Shqiptar e bir nëne qe mendon se ti je e tepërt në këtë shtëpi nuk ka.
As që mendon se do ishte me plot shpirti jone nëse do ishe djalë,këto idiotizma shpirt në këtë shtëpi ku ti do vish nuk ka.
Vajzat janë Amanet i Zotit si asgjë tjetër në botë.
Shpesh mendoj e them me vete: çfarë kam bërë ne bote të meritoj një familje kaq te mrekullueshme ?
Çfarë bëra ta meritoj gjithë këtë bekim !? I jam borxhlie Zotit …
Kam detyrime ndaj atyre që s’kanë, që vuajnë ….sepse jam kaq plot ! E nganjëherë frikësohem nga të mirat.
Por Zoti e din e don kur do Ai me ti dhan gjanat. Gjithë jetën kam kerku me ken nane e gru e lumtun.
Asgja ma shume. Asgja.
Pasuri jo e Jo kurre.
Por flm Zotit prehri e shpirti plot.

Mami ështe mërzit keto ditë me disa njerëz pa zemër që nuk mendojnë për ty as për rrahjet e tuja te zemres qe ndiej une brenda vetes, as që ti je tashme një vajzë e vogel qe pret të linde në vaktin e caktuar… Nuk mendojnë as për ndjenjat tona ndaj teje… as për lumturinë e pafund për të patur ty…e flasin pa mendu si qenie pa shpirt ,pa tru ,pa zemër ….. ” Ah, nuk paske djale… hajt ska problem…” Ah , me mire të ishte djale por ska problem tani .
” Se ka pa mirë doktori se do jetë djalë…”
” Hajt mos u merzit…”
Na t’ka ra nur për djale se vajza të shëmton ska mundësi 🤐🤮🤮🤮😠😠😠😡😡😡

Po ku e dine keta njerez se cfare dua une!?
Kush ua jep të drejtën të me “qajnë” se s’qenka djalë bebja !?
Si kanë guxim e fytyre te me flasin mua për fëmijën tim… për ty që po te mbaj une ne bark… për ty që je dritë e dashuri …!?
Po si ka mundësi të jenë prindër dhe të kenë kurajo të bëjnë diferenca ?!
A e dine këta njerëz që në botë ka çifte pa fëmijë !????
Qe vuajnë për këtë pafund !?
A e dine qe në botë ka prindër me fëmijë të sëmurë !?
Qe prinderit e tyre vdesin nga pak pa marr parasysh a eshte djale apo vajze ??
Pastaj si mundet një grua që ka lindur vete femër të përbuzë një bebe /femër !?
Ku do shkojë shoqëria jonë shqiptare ?
Pastaj ka vajzë vete, pale!
Lum vajza që e ka nënë !
Kështu i dilni për zot femres ?! Kështu ?!
Duke shtypur e duke vrarë fëmijën në bark?!
Duke u munduar te ulesh një nënë që ka lindur vajza !? Pse nuk janë njëlloj vajzat dhe djemtë !? Dmth ju që keni të dyja gjinitë djalin e doni me shume ?!
Nëse është kështu me vjen keq të jem e ashpër por smeritoni të jeni nëna as baballarë . Me vjen keq. Por zoti është i mirë . U ka dhënë shans të jeni prindër . Jeta do ua provoje sa shumë keni gabuar që e keni bërë këtë .

Nuk do besoja kurrë në botë se do bëja një shkrim të tillë, por si nënë, si mësuese, si drejtuese brezash, si motër, si bije, si bashkëshorte ,une SOT PROTESTOJ ME TERE FORCEN MASKILITETIN DHE MESKINITETIN TUAJ .
Se paskam dit kurrë se qenka kaq tragjedi me lind vajza 😲😲😲
Se paskam dit se na ka mbulu padituria dhe zemerligesia kaq shume sa biles ka edhe prej atyre që vazhdimisht ne mendjen e tyre përpiqen me me gjujt gjoja me fjale demek qe une kam djem e ti ske se mendon se me vret.
Se mendon se kam kulturën e saj,  diturinë e saj… mendon se jam lloj shtaze që diferencon fëmijët sipas gjinisë. Leri pastaj disa që bejne planifikimin tim familjar ” hajt se e ben heren e 4 djalin …”
Katastrofe !!!!
Po lutuni o njerëz ti keni shëndoshë djem e vajza e tju kënaqin jeten e zemren e ti keni me fat po lërini budalleqet se lat nam!
Kështu i lini vend dhunës ndaj femres duke shtypur nenen që lind vajza, t’a bëni të ndihet në faj (mua kurrë larg qofte ) pse s’na paska djalë e pastaj kjo nënë të rrisë vajza të shtypura …ky baba të jetë agresiv me to nga inati se bota dëshiron të ishin djem . KATASTROFE ! ÇNJEREZORE!
PASTAJ MOS QANI KUR TE GJENI VAJZAT TUAJA TE VRARA NEPER KANALE SEPSE JU VETE I KENI MESUAR TE JENE #V I K T I M A #
Sepse njerëz si ju rrisin viktima .
Prandaj mos me dilni mua para e te luteni për mua të lind djalë sepse në jetën time jeni askushi. Sepse familja është e imja. Planet për jetën time i bëj vetë. Fëmijët e mi i rris vete me cdo të mirë pa djersën e askujt, me dinjitet.

Ndjesë për tonet e ashpra, por kjo nuk është hera e pare qe une shkruaj një artikull për femrën. Por të prekësh në fëmijën tim nuk lejoj asnjë njeri që ecën përtoke e mos t’a bëjë provë kush . Askush !
Ky mesazh vjen si revoltë ndaj pjesës së shoqërisë sonë patriarkale ,injorante dhe e padisiplinuar ,e paedukate dhe cinike . Popull i shtypur që do edhe të shtypë dhe fjala e pare sa shohin barkun ” ca e Ke ??? A e ke pare ????” Ne vend që të urojne që të vijë shëndosh bebi e une te jem mirë ” a thua se po i intereson shumë jeta ime demek .

Në provincë ku u rrita , isha kaq e trashe sa mendoja se do lindja vetëm djem… kisha fobi vajzat. Se vajzat vuajnë ,se janë telashe, se janë për sherre, se janë për derë tjetër … Se me këto fjalë isha rritur ….se nuk doja të vuante fëmija ime….
Me kujtohet kur mjeku me tha para 7-vitesh do behesh me vajzë. Si mua mu ndal gazi e burri im filloi të qeshte . Nuk e kuptoja tim shoq si qeshte . A kishte frikë ai nga vajzat ?
” Do shkojmë te mami im tha, ta gëzojmë pafund se ajo do vetem vajza . Edhe une jam i gezuar që është vajzë njësoj sikur të ishte djalë ”
Une prapë u habita !
Im shoq është burrë i vërtetë, lindur nga një burrneshë që i mësoi djemtë e vet që të mos luanin kurrë me një femër.
Pastaj kur erdhi vajza e madhe ! Një zot e di sa shume u pendova. Sa inat e mora veten për injorancën time . Por me falet . Vija nga një qytet provincial… Isha e re. Se kisha bërë provë të jem nënë… dhe këtë ma mesoi Amla ,ime bijë ! Ajo me bëri të kuptoj rendesine e femijes. Qe si djalë si vajzë është njëlloj për shpirtin e prindit . Për jetën ..
Pastaj iu luta Zotit shuuume për një motër për Amlen …biles bëja dhe ca formula hahahha qe te me dilte vajzë ….dhe ashtu lindi Aisis . E përsëri duke vazhduar dashurinë për familjen e madhe kerkova një beb dhe zoti ma mori të vockël pa lindur fare, ishte një tjetër mesim për të kuptuar rëndësinë e nje femije Jo te gjinise …. Këtë herë çdo gjë po shkon mirë dhe kjo për mua ashtë mrekullia e vertete e jo gjinia ! Ajo ska rendesi fare. Kështu qe bebushe rri e qete të barku mamit
Ke dy prindër që të presin me padurim shpirt, lëre pastaj motrat !

Une kur gjeta një video në tel tim qava nga lumturia . Vajza e madhe xhironte veten me cel dhe thoshte : ” Jam një motër më fat që kam dy motra të vogla, njëra është Aisis dhe tjetra në barkun e mamit ,Mjalta ..”
U ndjeva krenare për veten pse të gënjej .
U ndjeva nene e suksesshme kur fëmija im 7 vjece flet me kaq dashuri për motrat e saj . Dmth qe une dhe im shoq po i’a dalim ti mësojmë si fillim me dashurinë për njëra -tjetren pastaj për peshën që ka motra e madhe të kujdeset për më të voglën . Lëre pastaj si kujdesen per MUA hahhah mami mos ngrit pesha se e vret barkun 😂🥰😝
Mezi pres të kalojne muajt e te Kem në krah bebushen. Kemi filluar të palosim rrobat e tua ngado … Uha sa shume po bëhemi tani….na duhen rafte të tjerë …ahhaha çfarë kënaqësie për mu e babin tend qe i adhurojnë familjet e mëdha .
Na duhet një kosh në makinë për ty ….
Sa gjëra të bukura na presin . Vec shëndet kërkoj për ju . Tjerat i kemi bashkë të gjithë .
Besoj është po kaq bukur të kesh edhe djem . Edhe ti kesh dy gjinitë . Besoj është e njëjta lumturi . Janë engjëj që zoti na i bën dhuratë . Duhet të ndihemi më fat shuuuume që i kemi .

Dhe në fund për t’a mbyllur . I lutem Zotit që kjo bebe të vijë shëndosh e mire ne jetë pranë nesh dhe i premtoj asaj dhe dy princeshave që kam se as unë as babai i tyre për sa shpirt kemi edhe sikur të ishin djem s’do lejojmë kurrë ti shtypë asnjeri në botë . Sepse çdo njeri ka dinjitetin e vet e pervec kësaj do mundohemi të rrisim vajza të mencura ,më zemër dhe kurajo…sepse vetëm kështu do lindin fëmijë nga nëna që janë krenare për veten në radhë të parë pastaj për fëmijët e tyre.

#Miresetevish Mjalta e shtepise në te duam e te presim me padurim !Emri yt është ky për momentin ! Nuk e kemi vendos 100%, por Amla na ka dëgju dhe e ka bere fakt të kryer ne video. Ndërsa Aisis të thërret Perla 😂
! Ti erdhe si mjaltë në jetën tonë dhe na embelsove shpirtin . Te duam pa të njohur akoma. Imagjino kur të kemi në krahë .
Me dashurine më të madhe në glob
Nëna jote !!! ♥️


  1. avatar Anonim-3787

    Faleminderit qe ndjenjat e tua i ndan me nenat e tjera,faleminderit qe je nje nene e mrekullueshme per femijet e tu,faleminderit qe ngre zerin per injorancen e atyre qe nuk e dine cfare eshte femija,Zoti e bekofte familjen tuaj dhe nje lindje te lehte e te mbare!

  2. avatar Anonim-5579

    Sa sakte dhe sa bukur🙏❤urime pafund🥰🥰🥰

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X