Pernenat 4 Tetor, 2019 1630

“Për të gjita ato nëna që janë pro një fëmije të dytë ose të tretë”

Përshëndetje Nëna. Unë dua të hap një teme ndryshe sott. Në të gjitha statuset e nënave që janë në dyshim për arsye ekonomike familjare për të bere një fëmijë të dytë… Të tretë apo edhe të katërt sheh komente qe pothuajse mentaliteti eshtt I njëjtë dmth.

Ku ha njeri ha tjetri…. Femijet I rrit zoti… Fëmijën ta dhuron Allahu etj etj… Jam shum dakord se një fëmijë eshtt padiskutim dhuratë me e bukur në kett jetë…. Po përgjegjësitë ku janë???? A e dini sa familje në Shqipëri burrat janë dhunues sistematik me gratë edhe fëmijët e tyre…. Pijne alkol… Konsumojnë droga… Luajnë bixhoz edhe as ja kane idenë e përgjegjësisë të një fëmije e jo me 2 apo 3.po fëmijët ju kujtoni se na kërkojnë të vijnë vete në jetë???? Joooo jemi ne prindërit që I sjellim edhe përgjegjësitë I kemi vetëm ne.

Mos te flas për vlerën e Femrës, nënës tek ne që shyqyr ka ndryshuar pak vitet e fundit. Tek ne Femra nuk ka akoma pavarësinë ekonomike po te varura nga familja e tyre të varura e të detyruara të jetojnë tek familja e burrit. Se kështu realisht asnjëra nga ne kur krijon familjen e saj do të jetojë me vjehrrit.. Kunetërit… Kunatrat etc që fusin hundët ne çdo lëvizje që bën. Plus ne nuk kemi shtet… Nuk kemi asnjë organizatë funksionale për mbrojtjen e nënave të reja….

Nuk kemi ligje të forta për këdo që dhunon femrën po korrupsion ngado akoma…. Po shëndetësinë sa duhet të paguash për çdo problem shëndetësor???? Kemi dhe një aspekt të rëndësishëm asistentët sociale që për fat tek ne ne Shqipëri nuk ekzistojnë se e dini sa Nëna do ngeleshin pa fëmijët e tyre. Të paktën këtu ku jetoj unë edhe një sinjalizim për një budallallëk ti behet Asistentëve sociale i ke çdo ditë tek dera…. Një terror psikologjik dmth I paparë që fëmijën tënd ta marr dikush tjetër.

Ndaj Zgjedhja për të patur femije e kanë prindërit se gjatë gjithë jetës ata do jenë përgjegjësit kryesor për Edukimin… Rritjen… Investimin e DASHURINE që do japin të tjerët duhet të mjaftohen me një koment meqë çdo gjë esht bere virtuale tani e tshohin familjen e fëmijët e tyre. Kalofshi sa më mirë Nëna.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X