Pernenat 29 Korrik, 2019 667

Menu per bebe 7+| Nga nje nene

Pershendetje. Doja te tregoja regjimin ushqimor qe i bej vajzes 7 muajshe e gjysem( jo per te bere sikur di une, por qe ju nese eshte e mundur te me ndihmoni se cfare ti shtoj ne menu vajzes, pse jo dhe te me kritikoni dhe pse jo kjo menuja ime te ndihmone nenat qe sapo kane filluar me ushqimet e ngurta). Atehere pervecese vaktet qe e kam me qumesht gjiri dhe qe zene pjesen kryesore, ne mengjes ora 9 i jap drithra (7lloje) me qumesht (5 here ne jave) dhe 2 here biskota me qumesht (plasmon, 3 cope biskota 2 here ne jave). Dreka ora 12 eshte supe me lengun e mishit te pules (zog fshati) dhe ja bej 1 dite po nje dite jo mishin e pules supes i shtoj pak makarona plasmon, karrote, kungull. Ja fruloj dhe i hedh pak djathe parmixhano dhe vaj ulliri bio(u be nje jave qe i fruloj dhe pak mishin qe i bej supen). Diten tjeter i bej pure perimesh (patate e embel, kungull, bizele, bishtaja) dmth kombinimet e tyre dhe si te supa i shtoj djathin dhe vajin e ullirit. Pasditja ora 16-17 eshte nje frut i vogel(dardhe, molle, banane apo avokado ose kombinimet e tyre). Te gjitha cfare i kam bere deri me sot (ja kam nisur 6 muajshe testimet pasi e kam pasur vetem me gji) jane testuar nga 3 dite per te pare ndonje alergji te mundshme.Doja te dija jane shume kaq vakte qe i jap vajzes? Cfare me keshilloni ti shtoj ne menu? Ju faleminderit!






  1. avatar Anonim-6452

    Lengun e mishit te vicit ,te verdhen e vezes pak te zier , ne mengjes mund ti japesh her dhe tershere 😇

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X