Pernenat 19 Nëntor, 2020 303

Ju lutem per ndihme.

Pershendetje te dashura nena,

Se fundmi jam duke perjetuar nje gjendje psikologjike te rende do e quaja. Meqe pata nje lindje tejet te veshtire dhe tek tani me ka ardh trupi ne vete, ku nuk munda te kujdeshesha e ta mbaj femine tim as ne duar rresht dy muaj, do ju rrefej dicka qe po me shqeteson edhe me tej keto kohe. Une jetoj me burrin dhe dy prinderit e tij, kemi nje djale tani 6 muajsh. Problemi qendron qe meqe une dhe burri jemi te papune, edhe pse kemi mbaruar studimet Master te dy, prinderit e djalit po na bejne perdite presion. Me shprehje te tilla si: Po na shpenzoni shume, po u mbajme femijne e juaj, perzihen vazhdimisht se si duam te edukojme dhe zhvillojme femijene tone, po hani shume ushqim, na ndalin nxemjen, ujin e ngrohte, ushqimin me sasi te caktuar ne dite, e forma te tilla thjesht absurde te cilat mua personalisht po me bene te ndihem aq e zhgenjyer dhe e pavlere e qe spo me len ti gezohem faktit e te ndajme kohen si eshte me se miri me djalin tone. Meqe eshte pandemia edhe ma teper jane mberthyer punet per punesim, mbase do dilnim nese o nevoja ckado te punojme e te largohemi nga ketu, por meqe eshte gjendja aktuale kesisoj, kushdo nga ju nese do mund te me ofronte ndonje pune nga shtepia do u isha shume mirenjohese, mbase e vetmja menyre per te humb kontaktin me keta njerez jo te arsyeshem. Perndryshe nganjehere me shkon mendja edhe per vetevrasje, sepse me duket se aq shume jane tepruar gjerat me. 😥😥😥😥






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X