Pernenat 3 Tetor, 2019 1060

“Jam nënë e një djali autik dhe kam një këshillë për të gjitha nënat shqiptare.”

Përshëndetje do doja te flisja per nje problem qe gjithmonë komentohet ne faqe: Për autizmin.

Unë jam nënë e një djali autik. S’ka shumë kohë që e kuptova se djali im ishte i tillë. Ai është 3 vjeç dhe është një fëmijë shumë i zgjuar.

I njeh të gjitha makinat, di të numërojë shkëlqyer në tre gjuhë, di alfabetin gjithashtu në tre gjuhë. Flet shumë fjalë, i kërkon të gjitha gjërat me emër: si psh.dua ujë etj.

Nuk është agresiv na puth na përqafon. Është autik, ama është fëmijë si të gjithë të tjerët, thjesht ka më shumë nevojë për përkujdesje se sa moshatarët e tij.

Lexoj shumë në faqe që autizmin e trajtojnë si sëmundje. Autizmi nuk është sëmundje, është thjesht një vonesë zhvillimi dhe tani me anë të terapive, fëmija mund të jetë si të gjithë moshatarët e tij.

Lexoj dhe statuse të tilla që nënat mësojnë se kanë fëmijët autik dhe shprehen sikur u ka rënë qielli në kokë.

Të dashura, Autizmi nuk është fundi i botës.

E shrruajtur nga një nënë e një fëmije autik dhe me plot gojën e them se ai është fëmija më i zgjuar në botë, ashtu sit ë gjithë fëmijët e tjerë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X