Pernenat 31 Tetor, 2019 2580

“Im shoq nuk mund të bënte fëmijë, por ndodhi mrekullia”, gruaja dërgon historinë emocionuese tek Pernenat

Mirmbrema nena, sot po iu tregoj nje copez nga dashuria e vogel qe me ka ardhur ne jete tani.
Vija nga nje lidhje e deshtuar, me nje femije e vetme.
Fati deshte qe te takoja bashkeshortin qe kam tani familjen time.
U be bab, ose me mire te them me teper se bab per femijen tone.
I dha cdo gje qe nje babai i ka hije, dashurine, mbrojtjen, nje strehez mbi koke dhe nje tavoline plot e perplot, e regjistroj ne nje nga shkollat me te mira ketu ku jetojme dhe ia plotesoj cdo deshire me aq mundesi sa kishte.
Koha kalonte dhe ne po perpiqeshim per femije, cdo muaj qe kalonte dhe testi tregonte negativ une merzitesha pamase, ai me shikonte por thonte, kemi kohe jemi te rinj, Zoti e di kur do e sjelle.
Muajt iknin dhe asgje, vendosim te shkojme ne mjeku, atje me kontrollojne mua ku dal shume mire dhe bashkeshortin gjithashtu. Na vjen pergjigjia e testit: Levizshmeria 0, nuk e di sa jam merzitur por kur e shikoja tim shoq nuk e jepja veten, ai nuk me binte ne sy por perbrenda e vuante pa mase. E doja shume nje femije dhe ai akoma me teper.
Na dergojne ne nje nga spitalet universitare dhe na bene perseri teste, pergjigjia ishte: Ju nuk do beni dot femije na vjen keq, e vetmja mundesi ishte Ivf invitro.
Im shoq nuk pranoj, eshte besimtar, i fal te 5 vaktet.
Nuk pranoj, tha keshtu e ka shkruar Zoti le ta pranojme, ai e di me mire kete gje.
Shkuam ne shtepi, une u bera nervoze aq sa nuk duroja dot asgje, ai kurre nuk me bertiti, ngrihej ne mengjes me bente buken e kafen, me nxirrte cdo dite, kur une bertisja per dicka kurre sma ktheu fjalen, dilte jashte dhe kur kthehej patjeter me sillte o nje embelsire o nje pije qe te me bente te qeshja, kur e mendoj cfare njeriu eshte tani qesh me veten time qe kam kaq impulsive.
Koha kalonte dhe shoqja ime ngushte ngel shtatzane, im shoq qe prezent kur ajo me tregoj, ai e pa gezimin per ate dhe “trishtimin” per veten ne syte e mi, u kthyem ne shtepi, me merr tek krevati dhe me thote, une ju dua shume dhe nuk mund ta imagjinoj dot jeten pa ju, aman nqs do te ikesh ik, nqs do te krijosh familje dhe te besh femije tj ik, ke lejen time, ( ne islam ☪️ eshte qe nuk mund te martohesh dhe sikur te ikesh pa te dhene burri lejen nga zemra) une atje fillova te qaja, kisha disa jave qe nuk ndihesha mire fizikisht dhe psikologjikisht.
Kur e pa qe u zbeha ne fytyre me tha, ok ngrihu do shkojme te leme takim per Ivf, o Zot kam kercyer nga gezimi.
Shkojme atje dhe na bejne perseri testet jave pas jave dhe perseri analiza e spermes del 0.
Na lane dt per seancen e 1.
Mezi prisja ate dite.
Ishim ulur te hanim dhe une i them tim shoqi, Zot sa e keputur jam, do jesh anemike thote (sepse kam vuajtur me vite nga anemia dhe kurohesha por ate muaj i kisha stpouar vitaminat per pauze)
Po periodat tha a te erdhen kete muaj, une mbeta, pse sa eshte date i them, ka kaluar 15 tha, hajde i them cregullim nga stresi qe kaluam. Nejse tha ky po shkoj te blej qumesht ne supermarketi lagjes dhe do te blej dhe nje test, jo i thashe te lutem, sdua te stresohem perseri. Kur vjen ma sjell, e le tek salloni dhe iken futet ne dush. Une e marr, hera e pare qe nuk pata qejf ta beja sepse sdoja te zhgenjehesha perseri, e bej dhe e shtrengoj ne dore, kur e shikoj o Zot dy vija pozitiv, nuk mbaj mend kam veshur tutat deri lart apo jo vetem kam vrapuar e bertitur me sa fuqi kisha, jam shtatzane dhe ai qe del nga dushi e ngrin ne vend, qaj aj e qaj une, sme leshonte se perqafuari. Askush nuk e di si ngela kur mundesia qe 0 ne dy spitale dhr universitare Uz,
Marr gjenekologen dhe i themi, ajo tha nuk ka mundesi, hajdeni ta kontrolloj dhe na le takim oas disa ditesh, as vete nuk e besonim, im shoq mendonte se testi qe gabim dicka e gabuar dhe mos gezohesha deri sa ta vertetonim ne fund. Shkojme dhe ishte pozitive, isha 5 javesh shtatzane. Sa nuk u cmend nga gezimi, thonte Elhamdulilah 100 here dhe bente be qe ndersa faleshe ato dite pa e kuptuar per shtatzanine ende, ndjente dicka ne sexhade kur lexonte kuran
Dhe kur e kujtoj tani me ngjethet trupi, Zotit i qofshim fale 🤲🏻
Ne javen e 12 prisnim te kuptonim gjinine, atje na thone dicka te tmershme, qe dyshonin per nje sindrome, dhe sa isha ende ne kohe te vendosja ta hiqja apo ta mbaja, im shoq tha do ta mbajme sic e dergoj Zoti, vendosa te bej Amniocentezen pa deshiren e tij sepse ai ishte i vendosur ta mbanim sido te ishte, asiston dhe ai kur me marrin lengun nga barku, nuk e harroj ate dite dhe stresin e atij muaji deri sa doli pergjigjia ishte muaji i Ramazanit, qaja cdo nate ne heshtje dhe lutesha me shpirt per foshnjen te ishte mire, pergjigjia vjen negative, femija ishte shume mire dhe kromozonet e gjetura ishin te placentes time jo te bebit.
Erdhi dita e lindjes, linda Mashaallah aq lehte sa nuk e kuptova as vete, linda nje mrekulli, nje engjell te bukur qe na kenaqi zemrat aq shume po e shijojme, bashkeshorti asistoi ne salle dhe ishte mbeshtetja me e madhe ne ato momente,
Uroj me shpirt qe cdo kujt ti gezohet zemra me femije dhe fryt dashurie, Ishaallah cdo nene e bab.






  1. Artan Lushka

    MashaAllah Allahu ta ruajt e ta beft te hajrit inshaAllah ☝️☝️

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X