Pernenat 3 Shtator, 2020 204

Grindje familjare

Pershendetje. Une qe po ju shkruaj jam nje nene 28 vjec e dy yjeve 3 dhe 1 vjec i kam rritur vete te dy femijet pa ndihmen e askujt. Me bashkeshortin shkoj shume mire, eshte nje njeri shume i mire dhe te betohem e dashuroj me gjithe shpirt, ngrindemi vetem per nenen dhe motren e tij. Nenen e tij e justifikoj deri diku sepse ka 60 vjet ka pasur problemet e saj. nuk po me le te qete familjen, pervecse i kam ketu gjithmone dhe bejne mire qe vijne se jane si ne shtepine e tyre por ime kunate o do vije e dehur dhe do ulerije o do vije e papire por do me hedhe fjale. Po si moj nena vjen & gjithmone thote: kjo shoqja ime pelqeu vellain tim, kjo shoqja tjeter me pyet gjithmone per tim vella, kjo tjetra me lutej te takonte tim vella ju betohem per familjen time qe nuk e ekzgjeroj. Une nuk jam xheloze sepse besoj shume ne bashkeshorti im por vetem fakti qe e ben per te me bezdisur mua me jep bezdi. Bashkeshorti me thote mos u merzit se keto jane battuta. Disa here me ka lenduar me fjale kur ka qene e pire por me vone me ka kerkuar falje. Te diele isha shume e mbushur kam edhe une problemet e mia vjen ime kunate ha dreke ketu dhe filloi : ja po me pyet kjo shoqja ime per tim vella. Aty shpertheva dhe ne debat e siper kur si gjithmone ulerinte edhe une pas saj i thashe: nese vjen ne shtepine time per te ulerire te lutem mos hajde me. Qe te diele im shoq eshte i merzitur me mua dhe kemi bere shume fjale te dy dhe sot me tha po si kerkove falje motres une nuk do te fal. Une nuk e nxora nga shtepia por nuk mund te duroj me te tregojne mungese respekti ndaj meje. Me ka ikur uria, ate qe ha e nxjerr,stomakun e kam shume te vrare sme pranon asgje pak pa gjume nuk di cte bej ne lidhje me rregjimin ushqimor se kam vajtur 48 kg nga 54 qe isha vetem kto 3 dite. Por jam nje tip qe nese do ndjeja qe do kisha gabim mund te ulem dhe ne gjunje te te kerkoj falje ndersa me te jo vetem qe skam gabuar por duhet ta kisha bere me kohe. Uroj me gjithe shpirt te jeni mire te gjithe.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X