Pernenat 25 Nëntor, 2019 875

Rreth abortit

Pershendetje grupi per nenat! Te lutem postoje anonim sepse nuk dua te dukem ketu si moraliste por thjesht dua te shpreh mendimin tim per dicka.Ne kete faqe kam pare shume nena (shumica nga ato qe e kane nje femije ne moshe shume te vogel) dhe kane zbuluar se kane ngelur perseri shtatzane. Pyetja e tyre e pare eshte: Cfare kokrra te marr qe te abortoj femijen? Pyetja e dyte:A ndikojne keto kokrrat ne gjidhenien e femijes qe kam? Pyetja e trete:A do kem pasoja te me voneshme?… dhe pyetjet vazhdojne me hamendesime pasi kane bere nje abort me vetedije.Akoma me keq kur perdorin disa terma si: te shkrihet,te shkaterohet etj. Ne kete rast une them: O Zot! Ku jetojme? Nuk ka mjek per kete pune? Cjane keto kokra magjike qe vrasin nje te pa fajshem? Njerez nese nuk deshironi femijen shkoni tek mjeku! Duke folur per kto kokrat po beni nje keqinformim dhe nje sensibilizim kriminal mbase dhe pa dashje, po i tregoni ato si nje rruge shpetimi per te mos sjelle ne jete nje femije! Jo! Per mua kjo eshte e gabuar! Do ishte e mira qe keto ilace te mos shiten ne farmaci dhe te jepen pa lejen e rrepte te mjekut sepse po behen ne vend te Paracetamolit. Me falni qe shkrova kaq shume por nuk e di pse me erdhi gjith kjo ndjenje e bredshme per ti thene STOP abortit kur nuk eshte e nevojshme! Mbase eshte ndjesia e nje nene! Ju uroj gjithe te mirat!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X