Pernenat 24 Dhjetor, 2019 236

Diarreja dhe skuqja e zones intime tek bebat

Pershendetje ! Kam djalin 14 muajsh dhe per 2 jave e kam pasur me diarre dhe skuqje dhe acarim te pjeses intime. E cova per vizite ne pediatri dhe pediatria me keshilloi ta laja tre here ne dite me permanganat kaliumi dhe pastaj ta lyeja me nje boje lejla. Ja perdora per gati nje jave por nuk pati permiresim, perkundrazi u acarua me keq lekura. E kisha te peditria e lagjes dhe me keshilloi nje antibiotik nga goja per barkun dhe Bacoderm pomade per ta lyer ne zonen e pampersit. Tani qe ka kaluar dhe nje jave tjeter nuk ka me diarre djali ka dy dite. Mirepo perseri po i acarohet lekura i eshte bere me pucrra. Cfare me keshilloni ? Mos ndoshta duhet te bej nje analize te feçes ? Theksoj qe djali nuk ben gjume te rehatshem naten, leviz shpesh dhe ka mungese oreksi . Ju faleminderit paraprakisht !






  1. Doktoresha Bjanka Salliu

    Pershendetje! Skuqja ( dermatiti) ka ardhur si rezultat i diarese, rigjenerimi i zones do kohe. Ju rekomandoj t’ia vazhdoni shplarjen me permanganat kaliumi dhe nje crem me oksid zinku per rigjenerimin e lekures( p.sh baby cream) . Nga shenjat thuaj grindje naten , mungese oreksi,pagjumesi ju rekomandoj t’ia beni nje analize fece per parazit dhe candida.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X