Të gjithë prindërit dhe kujdestaret e fëmijëve duhet të dinë disa nga teknikat më të rëndësishme që do të parandalojnë rrezikun e SIDS (vdekja e papritur e laktantit në gjumë).
Ju duhet të dini se
- Ekspertët besojnë se të gjitha bebet e prekura nga SIDS nuk kanë mundur të zgjohen pasi kanë pasur probleme me frymëmarrjen si pasojë e një maturimi jo të plotë në sistemin nervor qëndror. Këtë rrezik e rrit shumë vendosja e fëmijës në gjumë me shpinën sipër dhe barkun poshtë.
- Fëmijët më të rrezikuar janë: djemtë, fëmijët prematurë, ata me peshë të vogël në lindje si edhe bebet e ekspozuara ndaj tymit të duhanit.
- Është shumë e rëndësishme që fëmija të vendoset me shpinën poshtë në shtrat pasi në këtë mënyrë ai do të marrë ajër më të pastër si edhe nuk do të ndiejë vapë (nxehtësia është një tjetër faktor rreziku). Edhe pozicioni anash është i rrezikshëm pasi fëmija mund të kthehet me barkun poshtë.
- Kujdes me dyshekun dhe batanijet e fëmijës. Ato nuk duhet ta mbinxehin fëmijën. Do të ishte mirë të mos e lidhnit fëmijën ndërsa është në gjumë.
- I jepni fëmijës një biberon gënjeshtar i cili do të parandalojë që fëmija të bjerë në gjumë të thellë.
- Po nëse fëmija kthehet vetë gjatë natës me barkun poshtë? Këtë nuk mund ta parandaloni, por duhet të dini se në momentin që është në gjendje ta bëjë këtë, tregon se truri është maturuar mjaftueshëm për t’ju sinjalizuar ndonjë vështirësi në frymëmarrje.
- Kujdes nëse flini në një shtrat me fëmijën. Ai do të jetë mjaft i rrezikuar për t’u mbuluar nga batanijet tuaja gjatë gjumit. Do të ishte e këshillueshme të bashkonit krevatin tuaj me atë të fëmijës.
- Mos i vendosni fëmijës në shtrat lodra të buta apo jastëkë.
- Mos konsumoni duhan në shtatzani pasi fëmija juaj do të jetë më i rrezikuar për t’u prekur nga kjo sindromë. Edhe pas lindjes ajri i shtëpisë duhet të jetë shumë i pastër. Edhe në makinë nuk duhet të konsumoni duhan.
Lexoni edhe: Sids, rregullat qe shpetojne jete
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu