Disa mënyra se si ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mësojë të ecë

0 0

Nga mësimi për të qëndruar ulur, për t’u zvarritur dhe për të ecur, i gjithë procesi i ngritjes në këmbë të fëmijës suaj është një periudhë shumë emocionuese.

Bazat e ecjes

Në periudhën nga 4 deri në 15 muajsh, fëmija juaj kalon nga të mësuarit për të qëndruar ulur në të mësuarit për të ecur vetë në shtëpi.

Gjatë kësaj kohe emocionuese ju mund të ndihmoni foshnjën tuaj që të fitojë besimin tek vetja në mënyrë që të ndërmarrë këto hapa të para, përmes lojërave të thjeshta dhe duke e lavdëruar.

Faza 1: Qëndrimi ulur

Kur foshnja fillon të ulet vetë, pa ndihmën e një jastëku të posaçëm, ai është në fazën e parë të fitimit të lëvizjes së tij. Qëndrimi ulur do të ndihmojë të voglin tuaj të forcojë muskujt për të cilat do të ketë nevojë kur përfundimisht do të mësojë të ngrihet edhe në këmbë.

Mosha kur duhet të fillojë të qëndrojë ulur: 4-7 muaj

Çfarë mund të bëni: Gjatë kohës kur luani, mund t’i vendosni një top para dhe mbrapa ose të luani lojëra të tjera ku fëmija qëndron ulur në mënyrë që të ndihmoni në rritjen e muskujve të tij të vegjël.

Faza 2: Zvarritja

Gjëja më e rëndësishme që fëmija duhet të bëjë në fazën e zvarritjes është që të praktikojë lëvizjen e krahëve dhe këmbëve në të njëjtën kohë. Ai do të ketë nevojë për këto aftësi kur të vijë koha për të ecur.

Mosha kur duhet ta mësojë: 7-10 muaj

Çfarë mund të bëni: Ndihmojeni atë të zhvillojë këto aftësi duke e bërë të zvarritet nga njëra anë e dhomës në tjetrën. Pastaj lëvdojeni për lëvizjen që ka bërë.

Faza 3: Tërheqja

Ndërsa fëmija bëhet më i fortë dhe më kurioz ai do të fillojë të tërheqë gjëra për të siguruar mbështetjen, qoftë tek mobiliet, tek nëna apo tek babai. Kjo është koha e duhur kur mund të filloni të punoni me ekuilibrin dhe të njiheni me pozicionin në këmbë.

Mosha kur duhet ta mësojë: 8 muaj

Çfarë mund të bëni: Ndihmoni fëmijën të tërheqë veten ndaj objekteve të qëndrueshme dhe pastaj tregojini se si t’i përkulë gjunjët për t’u ulur në dysheme. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e  tij kur të bjerë dhe do të fillojë të ndërmarrë hapa vetë.

Faza 4: Ecja me ndihmë

Ndërsa ai fillon të ngrihet në këmbë duke u mbajtur në objekte duhet të fitojë ekuilibrin. Duke e mbajtur me duart tuaja, ndihmojeni që të bëjë disa hapa. Kjo do ta ndihmojë atë në fazën e ardhshme të ecjes dhe do ta ndihmojë atë të fitojë besim për të bërë hapat e parë.

Mosha kur duhet ta bëjë: 8-9 muaj

Çfarë mund të bëni: Praktika, praktika, praktika – ky është çelësi që duhet për fëmijën në këto momente. Sa më shumë ai të praktikohet për të qëndruar në këmbë – aq më shumë ka gjasa që ai të ndjehet rehat për t’i hedhur hapat e parë.

Faza 5: “Lundrimi”

Foshnja pastaj do të fillojë të përdorë muret dhe mobiliet për të ecur anembanë shtëpisë. Ndërsa fëmija bëhet më i lëvizshëm, sigurohuni që shtëpia juaj të jetë një vend më i sigurt dhe i përshtatshëm për fëmijën dhe që mobiliet të jenë të siguruara.

Mosha: 8-9 muaj

Çfarë mund të bëni: Nxiteni fëmijën të ketë më shumë besim tek vetja dhe të përpiqet të mos mbahet tek muri apo mobiljet. Vetëm sigurohuni që ai të ketë një vend të butë uljeje.

Faza 6: Hapat e parë

Hapat e parë janë një moment historik për të vegjlit tuaj. Ecja është gjithçka rreth besimit, kështu që gjithçka që çon në ato hapa të parë duhet të jetë me shumë lëvdata dhe inkurajim.

Mosha: 9-12 muaj

Çfarë mund të bëni: Shijojini hapat e para të foshnjës suaj duke e parë atë të ulur në dysheme dhe duke e udhëzuar se si të fitojë balancën, që të ece vetë.

Faza 8: Ecja

Ai mund të ketë disa pengesa dhe shumë hapa të gabuar derisa të mësojë të lëvizë si duhet. Vazhdoni të lavdëroni bebin kur ai fillon të eksplorojë ecjen. Mbani në mend se disa foshnje do të preferojnë të zvarriten dhe mund të bëjnë edhe zvarritje edhe ecje para se të ngrihen rregullisht në këmbë.

Mosha: 12-15 muaj

Çfarë mund të bëni: Nxitni ecjen sa më shumë që të jetë e mundur. Për shembull, kur e ulni fëmijën poshtë nga krahët tuaj, vendoseni më mirë në një pozicion në këmbë se sa ulur.

E vërteta rreth rrethoreve

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) përjashton fuqimisht përdorimin e rrethoreve. Ata thonë se rrethoret jo vetëm që e ngadalësojnë zhvillimin e fëmijës, por gjithashtu janë të rrezikshme.

Lexo edhe: Kur eshte ne gjendje femija te lidhe kepucet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X