Fëmija dhe biberoni fallco, dy miq gati të pandashëm
Refleksi i thithjes lind bashkë me fëmijën dhe jashtë barkut të nënës ai e ndihmon atë të qetësohet, kështu fëmija do të ndihet mirë nëse thith gjirin apo biberonin fallco. Kjo gjë e bën atë të ndihet i mbrojtur dhe i përkëdhelur. Pikërisht kjo është arsyeja që shumë fëmijë e kanë tepër të vështirë ta braktisin atë. Rreth moshës 18 mujore është e këshillueshme të filloni ta mësoni fëmijën ta largojë biberonin, kjo pasi ai në disa raste mund të ndikojë në shëndetin dhe formimin e dhëmbëve.
Disa këshilla për ta larguar biberonin fallco nga fëmija juaj
Ky proçes duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të mos shkaktojë trauma tek fëmija, kështu që ju këshillojmë:
• Të mos ja largoni në mënyrë të papritur dhe pa shpjegime
Mbani mend se biberoni për të është një mik i vogël, një mjet qetësimi, kështu që detyra juaj është t’ja shpjegoni fëmijës se nuk duhet ta përdorni më. Mos mendoni se ai është tepër i vogël për t’ju kuptuar. Fëmija do të mësojë të ketë besim tek ju dhe do të pranojë më me lehtësi shkëputjen nga ky biberon fallco.
• Gjeni momentin e duhur
Nuk do t’ju këshillonim ta bënit këtë në një moment që fëmija është duke përjetuar një ndryshim, apo po kalon një vështirësi (dalja e dhëmbëve, hyrja në kopësht etj).
• Mos ja rijepni
Mbani mend se nuk ka më kthim mbrapa. Ju duhet ta konsideroni sikur ai biberon nuk ekziston më edhe nëse fëmija juaj fillon të qajë. Sigurisht nuk do ta lini të qajë, por duhet ta ngushëlloni në mënyra të tjera.
Mund të veproni edhe duke:
• E bërë biberonin një send të pakëndshëm, për shembull duke e prerë tek pjesa e sipërme.
• Ja “dhuruar” një kafshe të preferuar apo një bebi të sapolindur;
• I thënë fëmijës se nëse mendon se është i rritur nuk duhet të përdorë me biberon;
• I treguar një përrallë që ka lidhje me këtë proçes;
• I thënë se e morri zana e pyllit dhe përrallave dhe në vend të tij ka sjellë një arush pellushi me të cilin ai mund të flejë dhe luajë.
Lexo edhe: Me mire te thithe gishtin apo cucon?
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu