Disa lojera per femijet 0-12 muaj

0 0

Qysh nga muajt e parë të jetës loja konsiderohet si mënyra më e mirë për të zhvilluar mendjen e fëmijës. Ajo gjithashtu do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënie edhe më të mirë prind-fëmijë.
Që në ditët e para të jetës prindi duhet të zhvillojë me fëmijën njëfarë aktiviteti fizik i cili përfshin edhe lojën. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë që fëmija të zbulojë dicka në lidhje me “botën e re”.
1- Gjatë muajit të 1-rë
Ju mund t’i vendosni fëmijës të ashtuquajturën “zhurma e bardhë”. Kjo melodi do ta ndihmojë fëmijën të qetësohet, pasi do t’i falë ndjesinë e të qënit brenda barkut së nënës. Ju mund të vendosni një CD me zhurmën e detit ose ta krijoni atë vetë në ambientet e shtëpisë duke ndezur fshesën e korrentit, tharrësen e flokëvë, aspiratorin e kuzhinës.
2- Gjatë muajit të 2-të
Ju mund të provoni tek fëmija juaj “fuqinë e vijave”. Nëse ju i vendosni fëmijës para një këmishë të bardhë me vija atij do t’i duket sikur vijat janë në lëvizje. Gjithashtu ju mund të merrni një flete të bardhë A4 dhe të vizatoni në të vija vertikale të zeza. Vijat kanë fuqi “hipnotizuese” për fëmijën. Ju ndërsa e bëni këtë mund ta vendosni fëmijën në shtratin e tij ose ta mbani atë në krah.
3- Në muajin e 3-të
Ju mund të provoni të qepni një jastëk me ngjyra dhe forma për fëmijën tuaj. Ju duhet të merrni pak qese që përdoret për paketimin e dhuratave dhe ta qepni atë brenda një cope me ngjyra dhe forma. Kjo lojë do të nxisë zhvillimin e prekjes, degjimit dhe gjumit. Fëmija juaj nëpërmjet kësaj lojë të thjeshtë do te kuptoj koordinimin sy-dorë-gojë.
4- Nga muaji i 4-t
Ju mund të zhvilloni shikimin dhe dëgjimin e fëmijës me anën e një zhurme të krijuar nga vetë ju. Por, si mund ta bëjmë këtë? E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të merrni një varësë rrobash me tela ( varëse që përdoret për tharjen e rrobave pas larjes ) dhe më pas me anën e disa kapëseve prej druri të krijoni njëfarë melodie duke i përplasur me njëra-tjetrën. Kontakti i drurit me hekurin ( kontakti i materialit të ftohtë me materialin e ngrohtë ) do të krijojë një melodi, e cila krahas zhvillimit së shikimit dhe dëgjimit do të “pëlqehet” edhe nga “sinjalet” e gjumit.
5- Nga muaji i 5-të
Ju mund të argëtoni fëmijën tuaj duke përdorur një lëter rrotulluese me ngjyra. Ju mund ta gjeni atë në dyqanet e lodrave të fëmijëvë ose ta ndërtoni vetë duke përdorur letër me ngjyra. Pasi e keni siguruar këtë lodër, vendoseni brenda një poceje me lule në mënyrë që të jetë në kontakt me eren. Duke fryrë era ajo do të rrotullohet dhe do të jetë një lojë shumë e mirë për zhvillimin e shikimit të fëmijës. Ju gjithashtu mund ta mbani atë në dorën tuaj ose në dorën e fëmijës, por gjithmonë nën mbikqyrjen tuaj ( për arsye sigurie ).
6- Në muajin e 6
Ju mund të nxisni zhvillimin e dëgjimit të fëmijës tuaj duke formuar një lodër me anën e një tubi prej kartoni ( mund të përdorni kartonin që ndodhet brenda letres së kuzhinës ). Brenda kartonit ju duhet të vendosni oriz kokërrmadh dhe më pas ta mbështillni mirë me një copë me ngjyra. Ndërsa fëmija e tund këtë lodër ju duhet të jeni gjithmonë e pranishme. Ajo do të krijoj një zhurmë të ngjashme me atë të shiut, e cila do të jetë shumë e pelqyeshme për fëmijën.
7- Ne muajin e 7
Ju mund të përdorni si mënyrë argetimi një hartë në formë globi. Fëmija juaj në këtë moshë mund të qëndrojë ulur vetë ose me ndihmën e një mbështetëseje. Ju mund të vendosni para tij globin dhe ta mësoni si ta rrotullojë. Kjo formë argëtimi do të stimuloj koordinimin dorë-sy tek fëmija. Ky do të jetë një objekt mjaft i dashur për fëmijën duke qënë se është i rrumbullakët, me ngjyra dhe lëviz, akoma edhe më mirë nëse do të ndricoj.
8- Gjatë muajit të 8
Ju duhet të zhvilloni me fëmijën tuaj lojën e “gjetjes të arushit”. Mund të merrni disa arushë të vegjel dhe të lidhni tek këmba e tyre nje shirit me ngjyrë. Më pas duhet t’i fshihni ata diku ( poshtë tapetit, mbrapa kolltukut ) dhe të mundoheni të nxisni tek fëmija dëshirën për t’i gjetur ( për këtë do t’ju vijë në ndihmë shiriti me ngjyrë që keni vendosur tek këmba e arushit ). Kjo do të bëj që fëmija të kuptojë se edhe pse një objekt apo person nuk e shikojmë nuk do të thotë se nuk është atje.
9- Nga muaji i 9
Ju mund të argetoni fëmijën tuaj me anën e një kutie plastike. Ju duhet të merrni një kuti rrumbullake dhe në kapakun e saj të hapni një vrimë me madhësi të tillë që të bëhet i mundur kalimi i një topi të vogël dhe të butë. Më pas duhet të mundoheni t’i tregoni fëmijës tuaj si ta fusi dhe ta nxjerri topin nga kutia, nëpërmjet vrimës së hapur në kapak. Kjo lojë do të zhvillojë tek fëmija njohjen e kuptimit të objekteve që ndodhen “brenda” dhe “jashtë”.
10- Ne muajin e 10
Ju mund t’i mësoni fëmijës si të argëtohet me anën e disa magneteve. Sigurohuni që magnetet të kenë një madhësi e cila nuk rrezikon fëmijën dhe më pas i tregoni atij si ti vendosë në pjësën e poshtme të frigoriferit. Magnetet jane objekte që fëmijët i duan shumë, dhe ai duke parë si ngjiten, rrëshkasin apo spostohen do të fitoj një koordinim më të mirë sy-dorë.
11- Gjatë muajit të 11
Prindi duhet të zhvillojë me fëmijën lojëra të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin psikomotor të tij. Ky zhvillim do të stimulohet nga lojëra të cilat kanë si bazë një tunel. Për shëmbull ora e cila bën ku-ku. Me hyrjen dhe daljen e zogut të orës fëmija do të argëtohet por njekohësisht edhe do të marri zhvillimin e duhur psikomotor. Një lojë tjetër që mund të praktikoni është futja e një topi në një tunel të sajuar për ta pritur nga ana tjetër.
12- Në muajin e 12
Fëmijët kanë dëshirë të grisin cdo libër, revistë apo fletore që kanë përpara. Ju nuk mund ta lejoni të bëjë këtë pasi ai duhet të dijë se librat janë të çmuar. Në vend të kësaj ju mund t’i jepni atij një numrator të vjetër, fletët e të cilit duke qënë të holla do të grisen lehtësisht. Më pas ju mund t’i mblidhni ato për t’i hedhur njëkohësisht në ajër në formën e shiut.

Lexoni edhe: 10 menyra per te ndihmuar femijen te zhvilloje aftesite e levizjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X