Disa kuriozitete rreth shtatezanise qe ndoshta nuk i keni degjuar ndonjehere me pare!

0 0
  • Në Ekuador gruaja nuk duhet të lajmërojë asnjë person në lidhje me shtatëzaninë, madje as bashkëshortin e saj. Gjithçka kuptohet kur barku fillon të rrumbullakoset.
  • Në Mali (Afrikë) si edhe Madagaskar, gruaja shtatëzanë nuk duhet të afrohet në fushat me prodhime bujqësore pasi konsiderohet si “kompromentuese” e të korave.
  • Në Mali, Senegal dhe Oqeani (ishulli Giava), gratë shtatëzana nuk duhet të dalin natën, në të kundërt mund të humbin fëmijën që kanë në bark.
  • Në Afrikë gruaja duhet të vendosë në qafë një hajmali mbrojtëse që në fillim të shtatëzanisë, ndërsa në popujt Ashanti, burri i dhuron gruas shtatëzanë një bizhuteri floriri dhe një fustan të bardhë.
  • Në disa vende të ndryshme muslimane, gruaja shtatëzanë duhet të ketë gjithmonë me vete një shkrim nja kurani në mënyrë që fetusi të jetë i mbrojtur.
  • Në Japoni, gjatë shtatëzanisë, gruaja duhet të mbajë një brez duke filluar nga muaji i 5-të në mënyrë që të mbajë ngrohtë dhe për pasojë mbrojë fëmijën. Në Indi shoqet e gruas i dhurojnë midis muajit të 5 dhe 7 byrzylykë floriri, argjendi ose qelqi për të mbrojtur fetusin.
  • Në Indi gruaja vesh gjatë shtatëzanisë “sari” (veshje indiane) me ngjyrë të zezë në mënyrë që fëmija të jetë larg “syrit të keq”.
  • Në Indi dhe Afrikë nuk mund të flitet për një rast vdekje para gruas shtatëzanë, ndryshe ajo mund të mëriztet dhe humbë fëmijën.
  • Në Senegal dhe Afrikë, gruaja duhet të sillet mirë në mënyrë që të jetë edhe fëmija i edukuar si edhe nuk duhet të shikojë objekte të shëmtuara në mënyrë që fëmija të lindë i bukur.
  • Në Kore, Madagaskar, Taivan dhe Kamerun, gruaja nuk duhet të kapërcejë sipër një objekti që ngjan me kordonin ombelikal në mënyrë që fëmija të mos ketë kordon rreth qafës.
  • Në amazonë gruaja nuk duhet të ulet kur ha bukë për të pasur një lindje sa më të lehtë.
  • Në Francë besohet se nëse një gruaje shtatëzanë nuk i plotësohet një neps fëmijës do t’i shfaqet një shenjë.
  • Në shumë vende gruaja e ka të ndaluar të hajë vezë.
  • Në Kinë gruas nuk i lejohet të pijë çaj pasi lëkura e fëmijës mund të nxihet.
  • Në Turqi dhe Kinë gruaja nuk duhet të hajë mish pasi fëmija mund të lindë i shëmtuar.
  • Në shumë vende mendohet se pamja e bukur e fëmijës shkaktohet nga marrëdhëniet e vazhdueshme seksuale gjatë shtatëzanisë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X