Shpesh flitet vetëm për periudhën e para lindjes dhe proçesin e lindjes, si të përballojmë frikën dhe si do të shkojë proçesi, duke bërë që të thuhen shumë pak kuriozitete rreth periudhës pas lindjes. Cfarë ndodh me gruan?
Të dridhurat e trupit: për shkak të ndryshimit hormonal, veprimit të anestezisë ose lëshimit të endrofinës, gruaja mund të përjetojë dridhje të cilat kalojnë brenda disa orëve.
Humbjet e gjakut: rrjedhjet e gjakut do të bëjnë që gruaja të përdorë bebelina të posaçme (për të rritur). Ato janë të ngjashme me menstruacionet, por nuk janë menstruacione të vërteta. Rrjedhjet mund të zgjasin 30-40 ditë.
Djersitja: shumë gra pas lindje djersijnë shumë, kryesisht gjatë natës. Djersët kanë aromë të keqe, gjë e cila ndodh për shkak të estrogjenit, vlerat e të cilin ulen ndjeshëm.
Detyrimi për të qëndruar në shtrat pas një lindje me operacion cezarian: kjo për të paktën 24 orë pas lindjes duke qënë se edhe këmbët janë shumë të dobëta për shkak të anestezisë.
Po gjidhënia? Sukses ështëbfutja në gji e fëmijës që në minutat e para pas lindjes. Shumë i rëndësishëm është kontakti lëkurë me lëkurë. Fëmija do t’ju habisë si to të shkojë drejt gjirit dhe do të thithë me forcë nëse lëshohet në barkun e nënës menjëherë pas lindjes. Nëse kjo ndodh pas 15-20 minutash, ai do të tregojë më pak interes për gjirin, gjë e cila do të rregullohet me kalimin e kohës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu