Nuk do të mjaftonte vetëm e zeza, e cila do t’ju bënte të dukeshit më të dobëta, rëndësi për t’u dukur bukur pas lindjes kanë edhe disa faktorë të tjerë si për shembull forma e veshjes, elementët zbukurues etj.
Cfarë duhet të keni parasysh në lidhje me mënyrën si duhet të visheni pasi keni sjellë në jetë një fëmijë?
1- Fustan apo fund deri tek gjuri
Ky model fustani apo fundi do t’ju bënte të dukeshit mjaft elegante në stil, por duhet të bëni kujdes në zgjedhjen e masës dhe prerjes. Ju këshillojmë të provoni fustane më pala ose në formë A (vijnë duke u zgjeruar në fund). Nuk këshillohet veshja e fustaneve apo fundeve të ngushtë.
2- Zgjidhni një fustan
Në vend të veshjeve të ngushta mund të zgjidhni një fustan të ngushtë tek gjoksi, por të lirshëm në pjesën e poshtme. Në stinën e dimrit mund ta vishnit me çizma sipër gjurit prej materiali kamosh, ndërsa në verë do të ishin perfekte një palë “Espadrijes”.
3- Fustan i gjatë
Pse jo një fustan i gjatë? Janë perfektë për ta treguar gruan më të gjatë dhe më të dobët. Këta fustanë përveçse janë të rehatshëm janë të përshtatshëm për të gjitha moshat. Materiali ideal do të ishte pambuku ose lino, pasi nuk thekson linjat.
4- Bluzë e gjatë
Mund të zgjidhni për të veshur një bluzë ose këmishë të gjatë, të cilat janë gjithmonë në modë, janë të rehatshme si edhe nuk theksojnë linjat gjatë periudhës së pas lindjes. një ngjyrë që mund t’ju rekomandonim do të ishte e bardha, të cilën mund ta vishni me një palë xhinse blu të errëta deri tek kycet si edhe me atlete “All star” ose “Espadrijes”.
5- Kanatjeret e gjata
Pas lindjes do të ishte mirë të evitonit veshjen e kanatjereve të shkurtra, të paktën në periudhën e parë të pas lindjes. mund të zgjidhni një të gjatë dhe të gjerë, me ngjyrë jo të theksuar, të cilën mund ta vishni me xhinse dhe një xhaketë të hollë sipër.
6- Triko/kimono
Këshillohet që pas lindjes të përdorni në veshjen tuaj të përditshme edhe trikot e leshit, kryesisht ato që janë të gjata dhe të gjera, kjo pasi ato nuk e shtrëngojnë trupin dhe për pasojë nuk theksojnë linjat. Një alternativë shumë e mirë do të ishin edhe kimonotë prej të njëjtit material. Mund të zgjidhni një model të gjerë dhe që mbyllet vetëm në pjesën e qafës duke lënë të hapur pjesën e poshtme.
7- Vendosja e shallit
Vendosja e shallit ju mundëson të mbuloni pjesën e sipërme të trupit, si edhe t’i jepni një ngjyrim të bukur veshjes tuaj. Shalli tërheq vëmendjen e e personave që ju shikojnë, duke e hequr vëmendjen nga “defektet” e trupit.
8- Perdorni rrip
Përvecse është një aksesor shumë “glamour”, rripi mund t’ju ndihmojë për ta bërë veshjen më të bukur, më të harmonizuar. Ju duhet të keni parasysh se nuk duhet ta shtërngoni shumë dhe nuk duhet ta vendosni shumë lart.
9- Përdorni të zezën
Është dicka që është përdorur që në kohët e mëparshme dhe dihet. E zeza të tregon më të dobët! Kjo është e vërtetë, por duhet të tregoni kujdes që të mos e mbushni garderobën tuaj vetëm me veshje të zeza.
10- Vishni taka
Takat e tregojnë trupin e gruas më të gjatë dhe më të dobët. Nuk është e nevojshme të vishni taka me gjatësi ekstreme, do të mjaftonte të vishnit këpucë apo sandale me taka me gjatësi mesatare dhe të trasha.
11- Vishni korse
Korseja do t’ju ndihmojë të dukeni më bukur, por gjithashtu do t’ju bëjë të keni edhe bark të sheshtë.
12- Bizhuteritë
Vendosja e bizhuterive do t’ju japë dritë dhe elegancë, e cila nuk dështon kurrë.
13- Materialet e shndërritshme
Evitoni veshjet me materiale të shndërritshme si edhe elastike, sidomos në periudhën e fillimit pas lindjes, kjo pasi ato nxjerrin në pah linjat dhe defektet e trupit.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu