Disa informacione ne lidhje me qumeshtin e gjirit

0 0

Qumështi i gjirit, ushqimi më i mirë për fëmijën!

  • Është e vërtetë që ka disa lloje qumështi?

Po, në varësi të fazës së laktacionit. Ai ndryshon sipas moshës, gjendjes shëndetësore të fëmijës, momenteve të një vakti.

  • Cilat janë fazat e laktacionit?

Kulloshtra: qumështi që del nga gjiri në ditët 1-7 pas lindjes. Është  i pasur me proteina, pak yndyrë dhe shumë antikorpe.

Qumështi i tranzicionit: është ai që prodhohet pas kulloshtrës dhe para qumështit të maturuar. Prodhohet nga dita 8-20.

Qumështi i maturuar: prodhohet nga dita 20 dhe ka sasi të ndryshme të yndyrës, e cila ndikon edhe në ecurinë e peshës së fëmijës. Ai përmban shumë elementë të rëndësishëm.

  • Nga çfarë përbëhet qumështi i gjirit?

Ai përbëhet nga: uji, proteinat, yndyrnat, karbohidratet, mineralet, vitaminat. Ai gjithashtu përbëhet edhe nga përbërës jo ushqyes si: faktorët anti-mikrobialë, enzimat tretëse, hormone dhe disa faktorë të rëndësishëm për rritjen dhe mbrojtjen ndaj disa infeksioneve dhe sëmundjeve.

  • Për sa kohë fëmija duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri?

Deri në muajin e 6. Deri në këtë moment fëmija nuk ka nevojë për asnjë ushqim tjetër.

  • Sa kohë duhet të ushqej me gji?

Edhe pasi fëmija ushqehet me ushqime të ngurta, qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm. Ai i jep fëmijës përbërës shumë të rëndësishëm që ndikojnë në rritje deri në moshën 2 vjeçare.

Lexo edhe: Si te rrisim qumeshtin e gjirit nepermjet ushqimit?

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X