Dilema: T’i ndajnë binjaket dhe të mbijetojë vetëm njëra, apo t’i lënë të ngjitura dhe të vdesin të dyja? Ja vendimi që mori babai

0 0

Operacioni i ndarjes do të shpëtonte jetën e një prej vajzave tre-vjeçare, por do të çonte në vdekjen e tjetrës. “Ndeye është e gjallë, i pëlqen vëmendja, ndërsa Marieme ka një personalitet më të i qetë dhe është e zhytur në mendime”, tregon Ibrahima Ndiaye, babai i binjakeve. “Ndeye është zjarr dhe Marieme është akull.”

Sjelljet dhe dallimet e tyre janë tipike për binjakët tre vjeçarë, por Marieme dhe Ndeye nuk janë aspak tipike. Motrat kanë lindur të bashkuara: ato kanë tru, zemër dhe mushkëri të veçanta, por ndajnë një sistem të mëlçisë, fshikëzës dhe tretjes dhe kanë tre veshka.

Ndiaye solli vajzat e tij nga Senegali në spitalin e Madh të Ormond Street (GOSH) në Londër në moshën tetë muajshe pas një kërkimi të dëshpëruar për ndihmë mjekësore. Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, kanë qenë duke menduar ndarjen kirurgjikale, pas të cilës Marieme nuk do të mbijetonte, por kjo mund t’i jepte Ndeye një shans për një jetë normale. Pa bërë ndarjen, të dyja do të vdisnin me siguri.

Dilema e këtij rasti është në fokusin e një dokumentari të BBC, që do të trajtojë diskutimet e komitetit të etikës spitalore, që së bashku me prindërit nuk mund t’u shpëtojnë pyetjeve ekzistenciale të paraqitura nga përparimet shkencore dhe mjekësore.

“Vendimet janë shumë më komplekse sesa dikur,” tha Joe Brierley, mjeke pediatre. “Ne mund të bëjmë gjëra të pabesueshme në krahasim me 20 ose 30 vjet më parë. Por vetëm sepse mundemi, nuk do të thotë gjithmonë se duhet. ”

Marieme dhe Ndeye lindën në Dakar në maj të vitit 2016. Ndiaye, që ka katër fëmijë më të rritur, pagoi katër skanime të veçanta gjatë shtatzënësisë së gruas së tij. Askush nuk tregoi binjakë, aq më pak binjakë të bashkuar. Kështu që lindja e tyre ishte një “tronditje e madhe”.

Në muajt në vijim, ai kontaktoi spitalet në të gjithë botën, duke pyetur nëse mund të ofronin ndihmë. Sa herë përgjigjja e prerë ishte “jo”, derisa spitali i fundit tha, “Ejani dhe ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë”. Spitali ka ndarë më shumë se 30 grupe binjakësh të bashkuar, përfshirë këtë vit Safa dhe Marwa Ullah nga Pakistani.

Ishte një dritë në errësirë, tha Ndiaye. “Unë erdha në Londër me shumë shpresë. Pavarësisht situatës së vështirë, i thashë vetes, unë jam në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata do të gjejnë një zgjidhje. ”

Familja mbërriti në Janar 2017, kur binjaket ishin tetë muajshe. Ekipi mjekësor, i udhëhequr nga profesori Paolo De Coppi, vërtetoi shpejt që zemra e Marieme ishte e dobët dhe nivelet e saj të furnizimit me oksigjen të ulta. “Paolo më tha që ne nuk mund ta bëjmë ndarjen pa e humbur Mariemen. Drita, shpresa, pritja, krejt papritur u zhduk”, – tha Ndiaye.

Ai u përball me një vendim shqetësues: a duhet të jepte lejen e tij për operacion, duke e ditur që Marieme do të vdiste, në mënyrë që t’i jepte Ndeyes një shans për të jetuar? Vendimi kundër operacionit pothuajse me siguri do të thoshte që shëndeti i Mariemës do të përkeqësohej dhe të dyja vajzat do të vdisnin. Por Ndiaye thjesht nuk mund të mendonte t’i shkaktonte vdekje Mariemes.

“Lidhja me vajzat ishte aq e fortë, unë isha shumë i lidhur me to. Ishte një moment shumë i vështirë”, – tha ai. “Në këtë situatë, nuk përdor trurin, por ndjek zemrën. Vendimi është marramendës, aq shumë trazira, aq shumë pasoja. ”

Kishte një precedent ligjor. Në vitin 2000, gjykata e lartë në Mbretërinë e Bashkuar vendosi që binjaket e bashkuara “Mary” dhe “Jodie” duhet të ndaheshin kundër dëshirës së prindërve të tyre. Pa bërë operacionin, të dyja do të vdisnin; me operacion, Maria do të vdiste në mënyrë të pashmangshme, por Jodie mund të kishte mundësinë e një jete normale. Ishte një “dilemë ngacmuese”, tha njëri nga gjyqtarët.

Rasti u soll nga spitali i Shën Marisë në Mançester, ku binjaket lindën. Prindërit e vajzave, katolikë të devotshëm, argumentuan se operacioni nuk ishte “vullneti i Zotit”. Kirurgjia u krye; Maria vdiq, Jodie mbijetoi.

Në një takim për të diskutuar Marieme dhe Ndeye, Brierley shtroi pyetjen nëse do të ishte e drejtë të shkonin në gjyq nëse babai i binjakeve dhe ekipi klinik dilnin në përfundime të ndryshme. Ndiaye mori vendimin e dhimbshëm për të mos i ndarë vajzat.

“Stafi i spitalit ka qenë shumë i sinqertë dhe shumë i qartë me mua gjatë gjithë rrugëtimit. Ne kemi ardhur në spital si pacientë, por tani jemi më shumë se kaq. Unë e konsideroj ekipin si familje. Asnjëherë nuk jam ndjerë nën presion që të pajtohem për një operacion. Unë kurrë nuk kam qenë i parespektuar”, – thotë ai.

Brierley e përshkroi Ndiaye si një “njeri tepër dinjitoz, i menduar, elokuent dhe një baba i mrekullueshëm”.

“Unë e di se do të vijë një kohë kur ato duhet të shkojnë. Por në këtë pikë ato janë duke luftuar dhe gjithashtu po më japin një arsye për të jetuar. Ato janë frymëzimi im, unë u dedikoj gjithçka. Kurrë nuk do t’i lejoj ata të ecin vetëm, “tha ai.

Lexo edhe: Fëmija ishte imi, vendimin e morën mjekët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X