Dieta 7 ditore që do të shpëtojë botën- rendesia qe kane farërat, lakra jeshile dhe mishi i kuq

0 0

Bota do të ballafaqohet me shumë sfida gjatë dekadave të ardhshme, por një nga më të rëndësishmet do të jetë ushqyerja e popullatës së botës e cila është gjithnjë e më shumë duke u rritur.

Deri në vitin 2050, do të ketë rreth 10 miliardë njerëz dhe ende nuk dihet se si do të ushqehemi të gjithë, ku do i gjejmë burimet e shëndetshme dhe të qëndrueshme të ushqimeve,

Mendimtarët norvegjezë dhe revista britanike “Lancet” janë bashkuar për të kryer një studim të thellë në të gjithë botën, i cili zhvillohet në 35 vjende të ndryshme sot dhe fokusohet në çështjen se çfarë do të duhej të bëjmë për të zgjidhur këtë problem-dhe ambicia është e madhe.

Përfaqësuesit bëjnë paralajmërime të rëndësishme. Zgjidhja e tyre është e kushtëzuar nga përpjekjet globale për të stabilizuar rritjen e popullsisë, për arritjen e qëllimeve të parashikuara në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike dhe duke shkaktuar ndryshime në të gjithë botën sidomos në përdorimin e tokës. Por ata e kanë të qartë se kjo varet nga shumë më tepër sesa vetëm këto kërkesa themelore. Raporti fillestar paraqet një dietë të përditshme elastike për të gjitha grupet ushqimore bazuar në dietën më të mirë shëndetësore, e cila gjithashtu kufizon ndikimin e prodhimit të ushqimit në planet.

Për këdo që ka kaluar kohë duke u përpjekur të kuptojë se si hahet në mënyrë të shëndetshme, ekonomike, etike dhe me kujdes, kjo mund të tingëllojë shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Në të vërtetë, debati rreth asaj se si duhet të hahet është aq i gjerë sa që tani duhet të quhet lufta ushqyese. A duhet të hani gjithnjë, ushqime të freskëta dhe të vendit apo të bëheni vegjetarian? Cili është më i mirë, peshku i kultivuar, peshku i egër apo nuk duhet konsumuar fare?

Raporti në fjalë pra tregon se sistemi ushqimor global është i prishur. Nga numrat e publikuar, vështirë se ka mendime kundër:

Kështu më shumë se 2 miliardë njerëz kanë mungesë mikronutrientësh dhe pothuajse 1 miliardë janë të uritur, ndërsa 2.1 miliardë janë rritur duke qenë mbipeshë dhe të shëndoshë.

Dietat jo të shëndetshme janë “sëmundja globale më e madhe” dhe përbëjnë një rrezik më të madh për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë të kombinuara edhe me seksin e pasigurt, alkoolin, drogën dhe duhanin.

Planeti nuk po bëhet aspak më i mirë.

Revista Lancet vendos në mënyrë të vendosur këtë sistem ushqimor global brenda kuadrit të ndikimit njerëzor tek klima dhe mjedisi dhe kjo ka bërë që gjeologët të rishikojnë mënyrën se si ata po punojnë: ne nuk jemi (ende) të zhdukur, por kemi një epokë që do të nisë pas nesh. Dhe ajo që po hamë ka të bëjë shumë me këtë. Prodhimi i ushqimit, thotë raporti, “është burimi më i madh i degradimit mjedisor”.

Por çfarë propozon studimi për ta rregulluar këtë?

Ai ka identifikuar një dietë ditore fitimprurëse – e mirë për shëndetin, e mirë për mjedisin – që bazohet lirshëm në dietën shumë të pëlqyer mesdhetare, por me pak vezë, më pak mish dhe peshk dhe pa sheqer. Sa i përket produkteve të qumështit ato nuk përfshihen shumë (gjë që nuk do t’u pëlqejë vendeve perëndimore).

Në thelb, dieta përfshin një gamë të llojeve të produkteve ushqimore që përshtaten lehtë në kuzhina (patate ose zhardhok, të bazuara tek vaji i palmës dhe i pasur me sojë,) dhe dietat kryesore kufizuese (si të mos konsumohet mishi i derrit për shembull) që gjendet në të gjithë botën.

Në fakt lista e gjërave që duhen ngrënë duhet testuar për të provuar nëse duhet apo jo të jenë të zbatueshme.

Dieta gjithashtu lë vend që njerëzit të gatuajnë, nga pijet alkoolike dhe algat e detit tek frutat e thata dhe qumështi i arrës së kokosit.

Prandaj, është bërë një vlerësim i përafërt i asaj që dikush në Britani mund të hante gjatë një periudhe 7-ditore.

Dieta funksionon në bazë të 2.500 kcal të përditshme, e cila korrespondon, sipas raportit, me nevojat mesatare të energjisë të një burri 70 kg dhe një gruaje 60 kg, të dy të moshës 30 vjeç, me nivele mesatare deri të lartë të aktivitetit fizik .

Guardian Team
Guardian Team

Çfarë duhet të hamë për mëngjes, drekë apo darkë?
Ja si do të ishte DIETA
7 DITORE:

E hënë

Mëngjesi: Qull (bërë me ujë) me 1 lugë të vogël mjaltë ose shurup panje, me arra dhe fara, dhe një copë fruti; një filxhan çaj ose kafe me qumësht.

Dreka: Sallatë me kopër, avokado, spinaq dhe brokoli me djathë grek dhe mustardë dhe vaj bimor me një fetë bukë të shijshme, plus një pjatë me kos të thjeshtë me një grusht manaferash. Raporti specifikon një përzierje të vajrave të pangopura – 20% ullinj, sojë, luledielli dhe badiava.

Darka: Lakra e kuqe e pjekur dhe thjerrëza me oriz.

E martë

Mëngjesi: Dy vezë me dy feta tost të freskëta dhe Marmite; një filxhan çaj ose kafe me qumësht.

Dreka: Elb ose sallatë tjetër me mish peshku të tymosur, fara (luledielli, kungulli dhe fara chia), rrepka, selino, chickpeas, barishte, vaj dhe lëng limoni; një frut.

Darka: Një patate e ëmbël e pjekur me salcë, kakao, avokado, fasule të zeza, djathë dhe paksalcë kosi.

E mërkurë

Mëngjesi: Dy feta bukë të thekur me një banane dhe mjaltë; një filxhan çaj ose kafe me qumësht.

Dreka: Supë me misër me rrepka, zarzavate dhe vezë të zier; pjatë e vogël me kos të thjeshtë.

Darka: Perime të ziera (lakër jeshile, brokoli dhe karrota) me një kos dhe një salcë të freskët me barishte dhe vaj ulliri, pure.

E enjte

Mëngjesi: banane, spinaq dhe smoothie me arra, qumësht, një lugë e vogël gjalpë dhe një lugë e vogël mjaltë.

Dreka: Supë me thjerrëza, patate, presh, qepë dhe dy feta buke të thekur, një frut.

Darka: Kungulleshka, lakër jeshile dhe domate, thërrime buke dhe bajame, sallarë jeshile dhe fasule në anën tjetër.

E premte

Mëngjesi: Kornflexa me arra dhe pak fruta të thata; një filxhan çaj ose kafe me qumësht.

Dreka: djathë dhe sanduiç hummus me sallatë dhe domate; pak kulaç me mjaltë.

Darka: Kungull, karrota, lulelakër dhe qumësht kokosi me oriz dhe kerri.

E shtunë

Mëngjesi: Tërshërë me oriz me fruta të freskëta, qumësht me arra dhe ara; një çaj ose kafe me qumësht.

Dreka: sallatë me ton, kastravec, avokado,  bizele të freskëta dhe salcë me vaj dhe limon; një frut.

Darka: Lazanja vegjetariane me fasule.

E diel

Mëngjesi: Qull me mjaltë ose shurup panje dhe arra, një frut, një çaj filxhan ose kafe me qumësht.

Dreka: Një kofshë pule e pjekur me patate të skuqura, fasule, bizele, karrota dhe lakër; kos të thjeshtë me komposto të përzier me mjaltë / shurup panje.

Darka: Një pjatë lakër jeshile, domate dhe spageti me djathë

Lexo edhe: Dieta ushqimore pas lindjes me operacion cezarian






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X