Diabeti tip 1 është një sëmundje autoimune e cila shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të pankreasit, të cilat zakonisht prodhojnë insulinë, përgjegjëse për tretjen korrekte të glukozës. Kjo sëmundje shfaqet më tepër tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç. Diagnoza e hershme, dieta e rregullt ushqimore si edhe terapia, mund të ndikojnë në kryerjen e një aktiviteti shumë të mirë jetësor tek fëmija.
Cfarë duhet të bëni?
1. Monitoroni frekuencën e urinimit të fëmijës. Nëse fëmija ka një nivel të lartë të sheqerit në gjak, veshkat përgjigjen duke larguar sasinë e madhe të glukozës nëpërmjet urinës. Për pasojë, fëmijët me diabet urinojnë shpesh dhe në sasi të mëdha. Nëse fëmija juaj fillon të urinojë papritur në shtrat, ndërkohë që më parë nuk e ka bërë, mendoni se mund të jetë sinjali i parë i kësaj sëmundje.
2. Nëse fëmija juaj ka një skuqje shumë të madhe të lëkurës në pjesën ku vendoset bebelina, një skuqje jo normale mund të bëhet fjalë për një infeksion, i cili shpesh është një shenjë e diabetit. Nëse vajza juaj ka një infeksion kërpudhor para pubertetit, mund të drejtoheni tek mjeku për një vizitë.
3. Kontrolloni sasinë e ujit që fëmija juaj konsumon. Fëmijët me diabet kanë një etje jo normale, kjo pasi ata humbin një sasi të madhe urine. Për pasojë fëmija përpiqet të mbajë një nivel normal të lëngjeve të trupit duke pirë shpesh ujë.
4. Shikoni sa energjik është fëmija juaj. Fëmijët me diabet shpesh ndihen të lodhur, të përgjumur, të rraskapitur, sepse glukoza normalisht furnizon trupin me energji, por trupi i tyre nuk di ta përdorë në mënyrën e duhur.
5. Tregoni vëmendje për gjendjen shpirtërore të fëmijës. Nëse ai fillon të irritohet papritur apo bëhet me humor të keq mund të jetë një shenjë e sëmundjes së diabetit.
6. Shikoni sa ushqim ha fëmija. Uria e tepërt është një tjetër shenjë e diabetit, mbi të gjitha nëse shoqërohet nga një peshë konstante apo që ka tendencë rënie. Kjo ndodh pasi trupi përpiqet të marrë energji nga ushqimet. Insulina është e rëndësishme për të transportuar glukozën në qelizat e trupit të fëmijës, dhe për këtë arsye nëse nuk ka glukozë organet dhe muskujt humbin energji, gjë e cila shkakton uri të tepërt.
7. Peshoni rregullisht fëmijën. Nëse ka oreks të mirë por humb peshë, apo nuk ka një peshë normale në lidhje me rritjen e tij, mund të bëhet fjalë për diabet. Kjo ndodh pasi trupi po përdor sasinë e yndyrës së magazinuar, duke qënë se muskujt po përpiqen të furnizojnë me energji, gjë e cila mendohet të kryhet nga glukoza.
8. Kontrolloni shikimin e fëmijës. Vizioni i paqartë shpesh mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit, e shkaktuar nga lëngu që del nga sytë për të kompesuar nivelin e lartë të sheqerit në gjak.
9. E pyesni fëmijën si ndihet. Nëse nuk keni pasur mundësi të vëreni një nga shenjat e hershme të diabetit mund të përpiqeni të kuptoni shenjat e tjera si për shembull, dhimbja e stomakut, të vjellat, të përzierat, problemet me frymëmarrjen, aromë frutash në gojë dhe në rastet më ekstreme humbje ndjenjash. Këto shqetësime shkaktohen nga disa substanca kimike të quajtura ketone. Shpesh prindërit bëhen konfuzë nëse vërejnë shenja të tilla dhe mendojnë se fëmija vuan nga një grip apo apendicit.
2 tipet e diabetit
Diabeti tip 1 është një sëmundje që shpesh shfaqet tek fëmijët me prindër diabetikë. Duke qënë një sëmundje autoimune, trupi i fëmijës prodhon antikorpe, të cilat shkatërrojnë qelizat që prodhojnë insuline. Kjo do të bëjë që të lindë nevoja e marrjes së insulinës para çdo vakti.
Diabeti tip 2 është më pak i përhapur se i pari dhe në përgjithësi shoqërohet nga obeziteti. Fëmijët e prekur prodhojnë sasi të vogla insuline dhe për të mbajtur nën kontroll glukozën nevojitet marrja e medikamenteve me anën e injeksioneve.
Diabeti neonatal është një rast shumë i rrallë. Kjo ndodh nëse fëmija i porsalindur ka nivele shumë të larta glicemie që në orët e para pas lindjes. I vogli në këtë rast merr insulinë para çdo vakti. Kjo është një situatë që ka tendencën të zgjidhet brenda disa javësh.
Si duhet të silleni pas diagnostikimit të sëmundjes?
Nëna dhe babai duhet të mësojnë të mbajnë nën kontroll sëmundjen e fëmijës. ata duhet të mësojnë të masin nivelin e glicemisë si edhe të njohin vlerat normale të saj. Kjo do t’i bëjë ata të dinë momentet se kur duhet të ndërhyjnë. Përsa i përket ushqyerjes, faktori më i rëndësishëm është që fëmija të mos lërë asnjë vakt kryesor pa ngrënë, si edhe të mos rrijë shumë orë pa u ushqyer, në të kundërt mund të rritet niveli i glicemisë. Fëmija duhet të hajë mëngjesin, drekën dhe darkën, duke konsumuar edhe diçka mes vakteve. Këshillohet konsumi i frutave, perimeve dhe karbohidrateve komplekse të cilat mund të merren nëpërmjet bukës, makaronave dhe orizit, duke limituar yndyrnat. Evitoni përdorimin e sheqerit dhe mjaltit. Fëmija mund të hajë shumë pak çokollatë apo një copë të vogël torte nëse ka konsumuar më parë një vakt të shëndetshëm.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu