Dhurata me e rendesishme per femijen tuaj

0 0

Marrja e një dhurate përfaqëson një moment shumë të rëndësishëm jo vetëm për fëmijën por edhe për prindin. Por ajo lodër apo veshje duket se ndonjëherë futet thellë mes asaj lidhje të fortë që ekzison, duke e bërë edhe më e rëndësishme… Kush jep dhuratën më të madhe dhe më të shtrenjtë e bën fëmijën më të lumtur? Dhe kush e thotë këtë? Ku është shkruar një rregull që e përkufizon këtë?
Ndoshta djali apo vajza jote është shumë më i lumtur kur shikon se ti kthehesh në shtëpi pas pune dhe gjen kohën për të luajtur me ta edhe pse të është dashur të zgjohesh shumë herët në mëngjes për të shkuar në punë, të është dashur të përballesh me shumë vështirësi, sepse të qënit prind është një rol shumë i bukur por njëkohësisht i mbushur me sfida dhe vështirësi! Fëmijët, këto krijesa që ndoshta për sytë e të rriturve i bën të lumtur ajo lodra e shtrenjtë dhe e madhe… në të vërtetë ata i bën të lumtur të qënit! Të qënit pranë tyre, pa justifikime! Mos u justifiko ti prind që largohesh prej tij për të kaluar një pjesë të mirë të ditës jashtë shtëpisë, dhe kjo jo vetëm për punë. Atij sigurisht që do t’i pëlqejë ajo biçikleta e bukur që i ke sjellë në darkë, por a e mendon ndonjëherë se ai nuk di ta ngasë? Nuk di ai fëmijë ta ngasë atë lodër sepse ti kishe kohën vetëm për t’ja blerë! Kushtoji më shumë kohë fëmijës, sidomos në këtë prag festash ku prania e njerëzve fatmirësisht është ende më e rëndësishme se gjithçka tjetër materiale!
Mos u ndjej në faj! Mos u ndiej në faj zotëri, mos u ndiej në faj zonjë, të mos kesh mundësi nuk është faj, të mos japësh dashuri është faj! Të mos kesh mundësi nuk krijon boshllëqe emocionale tek fëmija, është mungesa e prindit ajo që e bën këtë, e bën dhe nuk ka asnjë person apo dhuratë në botë që mund ta zevendësojë. Mos harroni se edhe në ditët e sotme, në ditët ku dhuratat blihen për t’u postuar në instagram apo facebook ende pa u hapur nga paketimi, ekzistojnë njerëz që vlerësojnë diçka të bërë vetë, diçka që në të vërtetë nuk ka kërkuar shpenzimin e shumë të hollave, por të një kohe të caktuar, ekzistojnë këta njerëz që vlerësojnë më tepër prezencën e tjetrit, dhe që mundohen të jenë gjithmonë prezent në jetën e personave që i duan, për fëmijët e tyre!
Për fëmijët asnjë objekt nuk ka më shumë vlerë se nëna dhe babai, dhe nëse dhe ti je një nënë, nëse dhe ti je një baba, shfrytëzo sot, shfrytëzo në këto ditë festash mënyrën më natyrale që zoti të ka vendosur në dispozicion, atë të qënit një prind, dhe mbi të gjitha një prind i mirë dhe prezent! Nuk duhet të mendoni se është e gabuar të bësh një dhuratë, dhe madje as edhe një dhuratë të shtrenjtë nëse ekziston mundësia, është e gabuar ta përdorësh atë dhuratë si një mjet për të mbushur boshllëqet, ku sa më i madh të jetë boshllëku, aq më e madhe të jetë dhurata!
Ajo nuk duhet të kthehet si një mjet zëvendësimi por madje as edhe ndëshkimi për fëmijën tuaj! Fëmijët e vlerësojnë edhe më tepër një lodër nëse atë e përdorin për t’u argëtuar me ju. Ata kanë nevojë për të kaluar një kohë të mrekullueshme me ju, dhe nëse sot nuk e bëni këtë, nesër do të keni para syve tuaj fëmijë që e bazojnë çdo vlerë apo nivel vetëvlerësimi pikërisht tek të mirat materiale që kanë në dispozicion!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X